GJIMNAZI I STRUGËS TEMPULLI I DITURISË
ME VLERA TË MËDHAJA EDUKATIVO SHKENCORE
Nxënësi i gjeneratës Musa Musai
Me shumë mund dhe sakrifica, dikur në historin e largët, më 1963 në Strugë, u hap gjimnazi me mësim në gjuhën shqipe. Sllavo maqedonët dhe shërbetorët komunist shqiptar, ban shumë opstrukcione asajë kohe, për mos me u hap paralelel të gjimnazit, me mësim në gjuhën shqip. Dëshira dhe vedosshmëria e popullit ngadhnjeu. Në vitin 1963 në Strugë, u hap paralelja e parë me mësim në gjuhën shqipe.
Për hapjen e paralelës të parë gjimnaz në Strugë, fillimisht u mblodh kuadri i parë mësimor :
Jusuf Skoro – matematikë, Mixhait Korça – fizikë, Nuhi Vinca – gjuhë dhe letërsi shqipe, Rahmi Tuda – lëndët e shkencave pedagogjike dhe filozofi.
Pak vite më mbrapa, Axhem Kica – sociologji filozofi, Iqmet Kica – gjeografi dhe histori, Ing. Imet Ziba, biologji dhe kimi, Mendi Doko – matematikë. Të gjithë këto ishin profesorët e parë të cilët me shumë vuajtje dhe sakrifica, janë herojt e arsimit.
Gjenerata e parë, përgjithëmon do të mbetet me vlera të mëdhaja historike.
Gjenerata e jonë që mbaruam gjimnazin në vitin 1970, jemi krenar dhe përjetësisht mburremi me të ghithë ata profesorët e lartëpërmendur. Disa prej tyre nuk janë gjallë, shpirti dritë u bëftë, kurse disa janë në moshtë shumë të shtyer.
Kështu ky gjimnaz pregaditi kuadro, apo intelektualët e parë, për në fusha të ndryshme shkencore.
Prandaj po përmedi: Prof. Dr. Lutfi Istrefi, profesor i fizikës, ligjerues në Univerzitetin e Prishtinës, Prof. Dr. Hisen Reçi, profesor i kimisë dhe ligjerues në Univerzitetin e Prishtinës, Prof. Dr. Agim Vinca, ligjerues në Univerzitetin e Prishtinës.
Prof. Dr. Agni Dika, ligjerues në shumë Universitete.
Dr. subspec. i gjinekologjisë Kadri Zhuta, i cili u diferencua pse mbrojti profesorët e vet, pastaj edhe burgoset. Punoi në Prishtinë, Shkup, etj.
Shumica e nxënësve që mbaronin gjimnazi në Strugë, studimet i vazhdonin në Univerzitetin e Prishtinës.
Në klasën tonë të parë, e I – 3, në vitin shkollor 1966/67, u regjistruam 44 nxënës.
Kurse msllavo-maqedonasit në vitin e parë regjistruan dy klasë të para.
Mësimi mbahej në gjuhën shqipe, për ato lëndë që kishim profesor shqiptar, por shumë landë na jepnin, do katila maqedon, shpirt shovenë, të cilët arsimit shqip i ban shumë dam, si Petër Pulejko, një komunist i flliqt, Ile Misa dhe disa matrapaz tjerë. Por kishte disa prej tyre, që na kan kuptuar dhe na kan ndihmuar, ashtu pengesat mësimore i kalonim bashk.
Problemin më të madh e përjetuam në vitin 1968, pas demostratave në Kosovë dhe Tetov. Shqiptarët u mobilizuan përmes demostratave, kërkonin liri dhe barazi nacionale.
Prej shkollës tonë përmes diferencimit ideopolitik u përjashtuan, si armiq të popullit dhe shtetit, prej proçesit edukativo arsimor: Nuhi Vinca, Axhem Kica dhe Rahmi Tuda. Bindja sllavo maqedone ishte që të mbyllen paralelt me mësim në gjuhën shqipe.
Urrejtja sllave doli haptas dhe pa fije turpi, kërkonin zhdukjen e shqiptarëve. Prandaj prej klasës tonë mësimin e lëshuan shumë nxënës, të cilët migruan në Itali dhe SHBA.
Prej 44 nxënësve që u pranuam në vitin e parë, deri në vitin e katërt gjimnazin e mbaruan 28 nxënës.
Numri më i madh i nxënësve studimet i vazhduan në Univerzitetin e Prishtinës, kurse disa në SHLP në Shkup.
Prej klasës tonë gjimnazin e mbaruan:
1.Agim Pollozhani, kreu Fakultetin e Medicinës, ishte student i pazëvendësueshëm, sportist, intelektual, patriot, mjek me shumë vlera, e diferencuan pas demostratave masive në Kososvë më 1981, i ndjer
2.Lunike Hani, juridikun në Kosovë
3.Nurijet Kica, FSHMN kimi, punoi si punëtor në Zvicër
4.Musa Musai, FSHMN biologji, Prof.Dr.i biologjisë, penzioner
5.Muamer Shehu, të mesmen
6.Sebahate Shehu, Fakultretin e Medicinës, jeton në Dibër
7.Afërdita Bajrami, nëse nuk gaboj Juridikun – Shkup
8.Xhemile Çermenika, të mesmen, jeton në Dibër
9.Zini Kolonja, të mesmen migroi në SHBA
10.Selim Murati, të mesmen
11.Ismail, të mesmen, jeton në Ohër
12.Irfan Dine, të mesmen, migroi në Zvicër
13.Mevlude Ismaili, SHLP
14.Fikrie Elmazi, të mesmen, u regjistrua në SHLP në Shkup. Në trafik tragjikisht e hupi jetën
15.Xhevdet Rashiti, SHLP grupin matematikë. Në fushën e matematikës ishte më i miri në klas, ndoshta edhe në gjithë gjimnazin, ka migruar në SHBA
16.Abil Shaqiri, ciklin e ulët të mësuesisë i ndjer
17.Qani Dauti, të mesmen i ndjer
18.Rashit Tafa, të mesmen, sportist i dalluar me shumë vlera në fushën e futbollit, i ndjer
19.Jeta Ferati, të mesmen migroi në SHBA
20.Zijadin Islami, juridikun i ndjer
21.Fatmir Mahmudi, Fakultetin e Medicinës i ndjer,
22.Bajrame Biba, sutendte në Fakultetin e Medicinës, i ndërpreu studimet
23.Rasim Dautin e përjashtuan në vitin e IV, kreu gjimnazin në Kaçanik, pastaj Juridikun
24.Sali Musai, në vitin e IV, ndërprei shkollimi migroi në SHBA
25.Mentor Doko, Fakultetin e Mjekësisë – penzioner
26.Aziz Shazimani, të mesmen migroi në Zvicër
27.Demirqani Rexhepi, FSHMN kimi, penzioner
- Gëzime Shate, të mesmen.
Mendoj për vitin e ardhshëm 2020, nëse jemi gjall dhe shëndoshë, do të organizohemi ta festojmë 50 vjetorin. Ku da ti kujtojm profesorët tan dhe kolegët të cilët nuk janë gjallë midis nesh.