PARIMI I RECIPROCITETIT I ALBIN KURTIT

Do rikonfirmoj që në fillim një të vërtet joadmiruese që konsiston:Ne shqiptarët leht sajojm oponuesin edhe për qartësit e padiskutueshme.Kjo mund ti atribohet edhe idesë së resiprocitetit të Albin Kurtit,tani Kryeminstër i Kosovës.Aktualiteti i këtij fenomeni politik ndërkombëtar(reciprocitetit) tani lidhet me Albin Kurtit,personin më të vëmendësuar sot në politiken shqiptare, të shpresojm në kontekst inspirativ dhe pozitiv.Kjo, sepse në iden e reciprocitetit në raport me Srbin duhet të besojm dhe ta përkrahim.Kjo,sepse ajo në vetvehte ngërthen edhe taksen ,edhe ekonomin por,edhe politikën, diplomacin dhe të gjitha aspektet komplementare juridike- ligjore . 


Do lakmoja si çdo dashamirës që iden e reciprocitetit as ta madhërojm në kult politikë dhe juridik por,as të krijohet oponencë e pakuptimt karshi interesit madhor të Kosovës dhe shqiptarëve,qoft edhe nga ata që afishuan dhe proklamuan ide dhe proekte të tjera.Pothujse pa përjashtim,të gjith shtetet në botë funkcionojn në marëdhëniet e tyre reciproke sipas parimit të reciprocitetit.Pse kjo të jet përjashtim për Kosovën dhe Srbin?
Së pari,Kosova nuk mund të përballoj në pafundësi presionin ndërkombëtar,e në veçanti ate amerikan kur është në debatim taksa e imponuar me të drejtë kundër mallrave të Srbisë dhe Bosnjës, vënde që nga presioni i demokratëve të rrejshëm të tyre në pushtet,nuk njohin realitetin e pandryshueshëm dhe të pakthyeshëm, Kosova shtet i pavarur dhe sovran.Pra,heqja e takses shtrohet si imperativ;
Së dyti,taksa në kuptimin dokrinar është mjet legjitim i çdo shteti që të përcaktoj dhe saktësoj interesat e veta fiskale dhe buxhetore karshi importimit të mallërave nga vënde të caktuara,me ose pa preferenca që është e mvarsishme nga raportet e caktuara të shtetit,në këtë rast të Kosovës.Raportet shtetrore Kosovë-Srbi dhe Kosovë-Bosnjë jan publikisht dhe faktikisht në pikën më të ulët të mundshme dhe këtë më së miri e pasqyron taksa e aplikuar në shkallen qind për qind(100%).Kjo si e till ka dhënë efektet e veta politike por,pse jo edhe fiskale? Në këtë rafsh ideja për zëvendësimin e takses me parimin e reciprocitetit është pozitivitet shumdimenzional dhe hapsir e gjërë negocuese për manevrim me Srbin.Këtë e kupton çdo kush që pak i njeh ligjshmërit dhe standardet ndërkombëtare;
Së treti,parimi i reciprocitetit është bazament për rregullimin e marëdhënieve ndërshtetror në të drejtën ndërkombëtare. Pikërisht ky relacion duhet të rregullohet mes Kosovës dhe Srbisë bazuar në këtë parim të së drejtës ndërkombëtare.Domosdo, ajo do përfshi edhe njohjen e ndërsjell te dy shteteve si parakusht elementar i reciprocitetit, gjer te sankcionimi i një varg marëdhëniesh tjera nga lëmit të ndryshme në interes për qytetarëve të dy vëndeve respektive.Faza e tanishme e tërë diskursit në relacionin Kosovë Srbi e nxitur dhe ndihmuar fuqimisht nga SHBA dhe BE është më lehtësisht të shkon kah finishimi nëpërmes rrugës që e ndërton parimi i reciprociteti si për Kosovën ashtu edhe për Srbinë. Përndryshe, edhe në boten e sotme marëdhëniet mes shteteve funkcionojn në mbështetje të reciprocitetit si parim fundamental i padiskutueshëm. Po për këtë,sot duhet të insistehot për proçesin e konsolidimit të marëdhënieve shtetërore mes Kosovës dhe Srbisë nëpërmjet të parimit të gjithpranueshëm në marëdhëniet ndërkombëtare.Faktikisht,Marëdhënie mes këtyre dy shteteve duhet të ndërtohen dhe garantohen në interes të qytetarëve dhe shteteve respektive. Pra, reciprociteti i ngritur nga Kurti duhet të konsistoi në këtë rast domosdoshëm