Lufta kundër fesë ose më saktë kundër Zotit, në Shqipëri kishte nisur, që me ardhjen në pushtet të klikës komuniste. Viti 1967 dhe aksioni i hapur për prishjen e objekteve të kultit ishte vetëm kulmimi i asaj fushate që kishte nisë në 1944. Enver Hoxha përmes një fjalimi të mbajtur më 6 shkurt 1967 shpalli haptas fushatën e egër kundër jetës fetare në Shqipëri. Krejt veprimtaria e shkatërrimit të objekteve fetare, si kisha, xhamia e teqe ishte edhe në kundërshtim me kushtetutën dhe ligjet në fuqi, por nxitimi ishte aq i madh saqë vetëm më 13 nëntor të po atij viti u shfuqizuan ligjet që aprovonin veprimtarinë fetare në vend, dhe Shqipëria u shpall shteti i parë dhe i vetëm ateist në botë, që ndalonte çdo shprehje të fesë jo evtëm në publik por edhe në sferën private e personale.
Në kushtetutën e vitit 1976 u sanksionua se “Shteti nuk njeh asnjë fe dhe përkrah e zhvillon propagandën ateiste” dhe ushtrimi i fesë dënohej me ligj me nenin famëkeq 55 të Kodit Penal të miratuar në 1977.
Në vitin 1990, nisma për me ia falë Shqipërinë dreqit me tapi dështoi, megjithatë pasojat e asaj aventure anti-Zot e anti-njeri i vuajmë edhe sot e do t’i vuajmë edhe shumë kohë. (Kulturatv.com)