ELEGJI E PA-MBARUAR Koha – nga atdhetari dhe intelektuali i shquar strugan, MURAT LABËNISHTI.

Poezi nga atdhetari dhe intelektuali i shquar strugan, MURAT LABËNISHTI.

ELEGJI E PA-MBARUAR

Koha

Në ty linda, në ty rrojë ;
Në ty jetën time endi.
Tek ty çastin t’im e shkojë,
Tek ty botën e vështrojë….

Ja, më sjellën drit mëngjezi;
Ja, m’a ngjallë zemrën t’ime!
Dje më dhe dhurat fat-zezi
Sot më ndryshon tam’ si shpezi!…

Sa her’ jetën m’a bën vrerë…
Sa her’ shpirtin m’a brengosë !
Shum’her’ rrethin krejt skëterrë,
Shum’her nderin ti, m’a merrë ! …

Sa her më ke hudh në terrë…
Sa her’ më bën të kujtohem…
Dendur dimrin m’a bën verë,
Po dhe vjeshtën si pranverë!…

Her’ në sfera t’Qiellit m’ngjitën
Sa as vehten s’mund t’a njofë!?…
Kur në fron hyp’ sa fort’ rritem…
E, kur zbresi… veç habitem!…

Dendur si limon më shtrydhën.
Dendur si një mizë më shkelë!…
Sa her’ si bërtham më hudhën…
Dhe, shum’ her’ si zok më ndrydhën!!

Qindra her’ gjej ngushëllime…
Qinda her’ ti m’përgëzonë!…
Po, dhe sa her’ përbuzime…
Ah… dhe një lum’ plot mjerime;…

Nat’ e ditë po habitem,…
Dhe, me ty formoj misterë…
Mijra herë zë tronditem…
Qindra herë veç venitem!…

Pse s’të gjeta kurr’besnike…
Pse, s’të pash’ si ëndërronja,…
Po për hera dredhanike :
Si një lule fantastike!…

Ndaj po qaj’ e derdhi lotë,
Ndaj t’vështroj ty magjistare;
Pse, po shemb’ e ngren më kotë…
Dhe, s’do drit’ veç tym në botë?

Shpesh’ më ngrinë, her’ më ngrofë;
Vet më vretën e… më qanë!…
Her’ bën botën të më njofë
Dhe kthen djellin të më shofë…

Sa kurora të jan’ thurur,
Sa dhe shpirtra t’jan’ molisë!…
Me të trimat sa jan’ mburrur…
Mbi ty, Yjtë sa jan’ turrur!…

L il MURAT LABËNISHTI