
Skandal i paparë !!! – Reagon edhe gjuhetari i njohur strugan z.Tahir Hoda ne portalin StrugaPost.com
Drejtori i Agjensionit për zbatimin e ligjit të gjuhëve z. Ylber Sela nga Struga dhe Drejtori i Ansamblin Nacional të këngëve dhe valleve popullore shqipe të Maqedonisë së Veriut Shkodran Tolaj vendosën tabelën e hyrjes në gjuhën shqipe me gabim drejtshkrimor.

Gjuhëtari i njohur strugan Tahir Hoda – Korrigjoni tabelën e mbishkrimit

Emrat e gjinisë femërore marrin ë në rasën gjinore.
Respektoni normat drejtshkrimore duke korrigjuar tabelën e mbishkrimit të Ansamblit nacional të këngëve dhe valleve shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Mungon një ë fundore tek emri i Maqedonisë.
Që të mos u mbetem borxh lexuesve të respektuar, shkruan z.Hoda, emri Maqedonia nëpër rasa lakohet kështu:
E. Maqedonia
Gj. i,e Maqedonisë
Dh. Maqedonisë
K. Maqedoninë
Rr. prej Maqedonisë.
©️®️ www.strugapost.com – Struga Post