
TRUMCAKU
U bëre bajat i gjori trumcak,
Nuk shkon edhe ti si bilbilat?
Dikur pastaj, këtu kthehu prapë,
Kur pas të mbesin dimrat.
Mbete nën strehë, dimër e verë,
Një hap larg me fare pak thërrime.
Miq kërkon, e miq bëjnë të tjerë,
Ata që duken rrallë, vetëm një fund stine.
U lodhe me këngën, i gjori trumcak.
Nuk të dëgjojnë, zërin kot e ngre.
Po çmenden të gjithë, pas zogut bredharak.
I mjeri ti, i mjeri, që beson në Atdhe.
F.Baci