VAZHDIM PËR HABITATËT
LIQENIT TË OHRIT
ORIGJINA E PESHQVE
TË LIQENIT TË OHRIT
Prof. dr. M. Musai
Peshqit e liqenit të Ohrit janë banor të ujërave të ambla. Prandaj themi se origjina e tyre është shumë e largët, drejt përdrejt prej botës së vjetër të liqejve parahistorik, shumë më të vjetër se këta liqej ekzistues sikurse tham për liqenin e Ohrit dhe liqej tjer të cilët kan qen dhe janë bashkëkohnik. Prej botës së gjallë liqenore, në liqein e Ohrit, pak organizma shtazor janë që kan origjinë prej botës së gjallë, e cila jeton në ujërat e njelmëta, ata janë një numër shumë i vogël i gaforreve. Të gjitha llojet e peshqve dhe shtazëve tjera janë karakteristike prej botës së largët e cila ka qen e shpërmndarë në gjithë Europën, përmes lidhjeve ujore. Mendoj se numri më i madh i botës së gjallë është autoktone dhe karakteristike për liqenin e Ohrti.
Niveli ujorë i të gjithë liqejve ka qen më i lartër, pra liqeni i Ohrit lidhjet ujore i ka pasur me: me liqenin e Maliqit, pastaj lidhja ujore ka vazhduar me liqenin e Kosturit. Lidhja tjetër e liqenit të Ohrit ka qenë me liqenin e Prespës, pastaj të Pellagonisë, Pollogut, përmes fushës së Preshevës, lidhja ujore ka vazhduar në drejtim të Shuadis, ka vazhduar në gjithë hapësirën e Panonisë, më lart mbi Novi Sad, kurse lidhje tjera ujor ka pasur prej liqenit të Shkupit, me tër sipërfaqen e liqenit të Kosovës.
Por përmes tërmeteve të fuqishme, niveli i ujit ka ran dhe ashtu u krijuan rrjedhje të rregullta lumej ekzistuese, të cilët vazhdimisht duke rrjedhur e kan deponuar ujin në detra të ndryshëm dhe në vend të atyre liqejve, u krijua hapësira toke fusha të ndryshme. Në ato toka u ndërtuan qytete dhe fshatra pra kemi struktura rurale dhe urbane. Prandaj me shumë kujdes duhet të studijohet dhe respektohet origjina e botës së gjallë e liqejve, veçanërisht, peshqit dhe llojet e tyre. Por në shumë ato fusha dhe kodrina ka mbetje të fosileve të cilat flasin për një kontinuitet të pashkëputshmërisë jetësore.
Për shumë arsye jemi në vazhdim, dhe flasim për llojet e peshqve të liqenit të Ohrit të cilët janë pasuria e pashtershme e biologjisë.
Si peshq në vehte me vlera biologjike dhe ekonomike dallojmë:
- Scardinus erythrophtalmus scardafa. N. Ochridanus (Vlad. Et. Petit) – Pisi
Në liqenin e Ohrit ka peshk të cilin e quajnë Pis. Ky lloj peshku është me trup mesatar nuk rritet shumë por shumohet shumë dhe pushton sipërfaqe të mëdhaja liqenore. Fal peshqve mishëngranësa, ky lloj peshku vazhdimisht bie pre apo gjah ushqimor. Peshku Pisi vndbanim më të përshtatshëm ka buzëbregun liqenor zonen litorale të liqenit të Ohrit. Peshku gjuhet për ushqim dhe ka mishin e mirë, kërkohet në treg. Përshka të shumimit shumë të madh prandaj ka mar atë emër Pis. - Chondrostoma nasus ochridanum (Karaman) – Skobali – Peshku skobali është shumë i përhapur në Drinin e Zi dhe liqejt artificial, që janë të ndërtuara prej digave të hidrocentraleve, gjatë rrjedhjes së Drinit të Zi. Poashtu skobalin e gjejm edhe në ato prroska dhe lumej të cilët recipient të fundit kan rrjedhjen e Drinit të Zi. Lirisht mund të themi, është për tu habitur dhe themi se në liqenin e Ohrit, fondacioni i këtij peshku ka ran shumë, përshkak të ndryshimeve të kushteve jetësore, prej faktorit antropogjen – njeri.
Liqeni i Ohrit është i rrethuar prej tri fushave pjellore: ajo e Pogradecit, Ohrit dhe fusha e Strugës. Në të tria këto fusha edhe në disa fusha tjera, për kultivimin dhe zhvillimin e bujqësisë moderrne, përdoren: herbicide – helme kundër barërave, fungicide – kundër këpurdhave dhe insekticide – kundër insekteve. Përdorimi i tepruar i atyre pesticideve, dhe derdhja e tyre pa kontroll, në ujëra të rrjedhshëm kan dëmtuar florën dhe faunën e liqenit të Ohrit.Të gjitha ato pesticide duhet ndaluar dhe të mos derdhen pa kontroll kuj si i kujtohet. Prej shumë vitesh ndihet mungesa e peshkut skobal në liqenin e Ohrit. Skobali është peshk bimngrënës – herbivora, shumohet leht, mishi i këti peshku nuk është cilësor dhe shumica e popullatës nuk e preferon dhe nuk e konsumon. - Gobio gobio ochridanus (Karaman) – Mbrenëza – Mbrenëza është peshk i ngjajshëm me mbrenën por dallohet se ka trup më të imët, kurse të gjitha vetit tjera biologjike i kan të ngjajshme. Mbrenëza është peshk omnivora gjithëfarëngrënës, por llogaritet si pastrues, se e pastron ujin prej ndotësve tjer. Vlen të theksoj se mbrenëza është poastrues i mirë i gurëve në rrjedhjen e ujit, vazhdimisht due i thithur dhe lëpir. Mishi i mbrenzës është i mirë për ngrëie, por nuk ka vlera ekonomike.
- Barbus meridionalis petenyi Heck – Mbrena – ka trupin karakteristik, për nga pamja dhe dhe sjellja si habitat ujit të liqenit të Ohrit dhe rrjedhjes së Drinit të Zi. Mbrena arrin madhësinë maksimale deri në gjysëm kile, jeton në ato vend ku ka zall dhe gurishte. Më shumë preferon ujëra të qeta dhe është notues karakteristik, se sillet posht sipërdfaqes tokësore. Trupin e katë të mbuluara me luspa të imta, ka ngjyrë të errët, kurse flatrat kan ngjyr kafe dhe të kuqërremt. Në gojë ka mustake, të cilat i shërbejnë për orientim të gjuajtjes së ushqimit, pra edhe mbrena është peshk omnivora gjithëfarëngrënëse. Mbrena ka mish shumë të shkëlqyer, pa hala dhe ka mish të bardh. Si peshk nuk kultivohet dhe nuk shumohet në mënyrë artificiale, përshkak të interesimit të dobët.
1.Peshku Pisi
2.Skobali
3.Mbrenëza
4.Skobali