SHKOLLA E ULËT E MUZIKËS NË STRUGË DHE “MIGJENI”I HARRUAR

Tahir Hoda/strugalajm.com

Po shoh se dita-ditës rrudhat po më shtohen e flokët e thinjura po rrallohen dhe kujtova kopshtarin që mbjell e sharton degët e mollës për kokrra të reja por s’e gjej dot.

Kujtova dallëndyshet që lëshojnë nga foleja në fluturim horizonteve pa kufi në kërkim forcash të reja me hov rinor për “Migjenin”e mbetur bonjak që s’këndon më .Kujtoj vitin 1967 kur u formua,kryetarin e parë Dr.Shefqetin,Suldashin ,Halilin dhe doajenin Skënder për të cilin qaj me kuje.

Kujtoj dhe vuaj për Strugën që nuk ka kush ta madhërojë në ditë festash,kremtesh e përvjetorësh.

Në djepin e “Migjenit”u përkundën plot talentë të rinj e të reja,që sot kanë bë karrierë në profesion e në jetë në fushën e artit ,sidomos të atij muzikor.Ne krenohemi me ta,por ndjejmë dhembje e pikëllim nga mospërfillja e tyre ndaj fatit të “Migjenit “të vdekur e të pa qarë.

Na mban shpresa dhe duam të besojmë se nuk e kanë harruar “qumështin e nënës dhe djepin që i rriti”siç do të thoshte rapsodi popullor në këngët e plakut me lahutë.
Bota u mbetet të rinjve ta çojnë përpara.

Duke parafrazuar Nolin e madh me poezinë”Jepni për Nënën”ju them juve të rinjve shumica ish nxënësve të mij ,për hatrin tim ,tuajin,kombit dhe prindëve tuaj e të brezave që do të vijnë,marrjani një herë këngës “Na bashkoi kënga migjeniane”dhe tingujt e kushtrimit “Eja mblidhuni këtu-këtu,bashk me ne”me të cilën ne e kremtuam ndër vite festën e flamurit me aq sa ditëm e mundum duke përlotur të pranishmit në sallë me të cilët emocionoheshim edhe ne.

Sot kur kanë kaluar do vite nga shkuarja e Skënderit në botën e amshuar,kujtojmë nismën që i ngjan ëndrrës së Skënderbeut te legjenda për flamurin me shkabën dy krenare,që në të vërtetë s’qe veçse një ëndërrim i një nate të trishtuar ,mbetur pa gjumë para
betejave të njëpasnjëshme dhe më shumë se një kryelegjendë si ajo e Iliadës së lashtë të Homerit më e madhja që ka njohur historia jonë e lavdishme Krutane e shekullit XV.

Dhe i strukur në vetvete edhe në këto çaste vetmie kur po u shkruaj atyre që kanë shqisën e të kuptuarit pyes veten:
A ishim të vetëdishëm për sfidat që do të na prisnin ,apo diç e pa menduar mirë për peshën që kishim varur mbi shpinë?
Nda ju lute juve që më ndjeni;
Merrni këtë thesar që jua lamë ne jetësojeni dhe shpërndajeni si hirin e Indira Gandit nëpër Himalaje që ta shijojë kombi ynë.