Agim Roci, nga Veleshta e Strugës menaxher i “Autocenter -Effretikon” kompani me seli në Effretikon në Zvicër i autorizuar për shitjen e modeleve të makinave të kompanisë Volkswagen, është pjesmarrës në eventin kryesor të kompanisë në Wolfsburg ku sot dhe nesër do të prezantohet modeli i ri i GOLF 8.
Agim Roci për Strugalajm.com potencon se në këtë event të rëndësishëm për botën e autobolizmit marrin pjesë të ftuar dhe bashkëpuntorë të Volksëagen nga gjithë bota të cilët nga afër përvec se do të njoftohen me Golfin e ri do të njihen edhe me procesin të prodhimit të kësaj makine që tashmë është një nga brendet më të shitura në botë.Ndërkohë, drejtori i shitjeve në Volkswagen këtë event e kualifikon si një mega ngjarje si për kompaninë ashtu dhe për tregtarët .”Ne jemi të kënaqur që kemi mundësi të ofrojmë këtë mega ngjarje për tregtarët tanë në ëolfsburg. Ku mund ta bëni riemërimin e markës Volksëagen më të prekshme sesa në vendndodhjen e shtëpisë tuaj? Kjo ngjarje si dhe modelet tona të reja janë një përpjekje ekipore për të cilën jemi shumë krenarë. Ne dëshirojmë ta transferojmë këtë entuziazëm tek tregtarët dhe shitësit tanë dhe kështu te klientët tanë në javët e ardhshme .Pas më shumë se një viti e gjysmë të përgatitjes intensive, konferenca e tregtarëve “Brand Experience New Volksëagen” fillon në Autostadt. Deri në 18 Mars 2020, një total prej më shumë se 17.500 tregtarësh nga mbi 50 vende do të vijnë në ëolfsburg, veçanërisht për t’u njohur me Golfin e ri 8, ID plotësisht elektrike.3 dhe modelin e ri” ka thënë ai.