
Lëmoshë për Shpresën…
1.
Duke kërkuar lëmoshë për shpresën
U bëra lypës i mërzitshëm
Të kamurit çoç më përqeshën
E të varfërit kishin veç shpirtin…
2.
Dhe m’u kujtua profet Mojsiu
Me duar zgjatur drejt Perëndisë
Lutej për popullin e pabindur
Mbetur pa shpresë mes shkretëtirës…
3.
A nuk ju thashë o bijt’ e mi:
(Një zë hyjnor nga qielli shkiti)
Mos ia ktheni armikut shpinën
Pastaj prej meje ndihmë të lypni…