KARAKTERISTIKAT GJEOGRAFIKEDHE HIDROLOGJIKE TË LIQENIT TË OHRIT – Prof. Dr. Musa Musai nga Struga

KARAKTERISTIKAT GJEOGRAFIKE
DHE HIDROLOGJIKE

TË LIQENIT TË OHRIT

Shkruar nga: prof. dr. M. Musai

Trofat e liqenit të Ohrit – Korani, është peshk karakteristik që qeton vetëm në liqenin e Ohrit prej krijimit të liqenit tëOhrit. Prandaj lirish mund të themi se trofta e liqenit të Ohrit është peshk parahistorik që ekziston prej kohës së akullnajave. Ky lloj peshku apo trofte duke jetuar në liqenin e Ohrit, në midisin jetësor me kushte të ndryshme, fitoi ndryshime trupore morfologjike dhe anatomike, si rrezulltat i përshtatjeve të kushteve të ndryshmeku ajo jeton dhe ëdhtë përshtatur për shumë miliona vjet.
Këtu mund të përmendim kushtet karakteristike gjeografike të liqenit të Ohrit të cilat janë:

  • Liqeni i Ohrit ka gjatësi prej 30,35 km, gjërësi prej 14,5, km, sipërfaqe 348 km2, gjatësi bregore 87,5 km, 50 miliard m3 ujë;
  • Lartësia mbidetare 694, e cila lartësi mbidetare rregullohet në Strugë te ura e pare, ura e drurit, e cila llogaritet si mekanizëmi përkohshëm për rregullimin e nivelit tu ujit liqenor;
  • Thellësia 286 m, temperature e ujit në thellësi më shumë se 70 metra gjithëmon është 5.9 C0, pra është gjithmon temperature konstante, në të cilën nuk bëjnë ndryshime dimrat e fort ose verat e nxehta:
  • Verës në sipërfaqe temperature e ujit arrin 24,2 C0, kurse gjatë dimrit në sipërfaqe 10.22 C0, kjo tregon se uji sipërfaqësor i liqenit të Ohrit, nuk mban mend historia të ket ngrirë ndonjëherë.
  • Prandaj gjat stinëve dimërore, veçanërisht kur mbajn dimra të ftohtë liqeni i Ohrit është plot gjallëri, me shumë lloje të shpezëve ujore, Dikur ka dimëruar edhe Pelikani, por prej kur u ter blata e Strugës Pelikani mungon, si duket u pakësua nisha ushqimore ekologjike.
  • Uji i liqenit të Ohrit është pa ndotje me minerale të rënda, ka pamjen ose dukshmëri ujore më të thellë në botë deri në 21.5 m të thellësisë në ditët me diell.
  • Buzëbregu liqenit, zona litorale është e pasur me bimësi dhe jet të gjallë bimore dhe shtazore. Kjo zone fillon prej 0 m. dhe mbaron deri në 20 m, mandej vazhdon zona sublitorale. Poashtu edhe zona sublitorale është e pasur me bot të gjallë shtazore, veçanërisht peshq. Mndej vazhdon zona e thellësisë ose zona e errët, e cila prej 70 m. mbaron me thellësinë më të madhe 286 m. Kjo zone është plotësisht e errët me temperature të ulët 5.9 C0, këtu gjenden shumë rrallë botë shtazore.
    Liqeni i Ohrit më I thellë është nga ana e malit të Galiçicës veçanërisht drejt Peshktanit dhe në fshatin Lin, nga ana e Shqipërisë. Kurse nga Pogradeci dhe Struga liqeni i Ohrit ka thellsi më të zgriptë, por këto dy anë dallohen se nga Pogradeci hyjn ujëra në liqe, ujërat e Drilonit, Çoravës, Shën. Naumit etj, kurse në Strugë kemi krijimin e shtratit të lumit Drini i Zi, dedhja e ujit të liqenit të Ohrit.
    Drini I Zi më shumë uë ka në Stinën e vjeshtës dimrit dhe të pranverës, ku sasia e ujit ndryshon prej 16 m3/sec. deri në 84 m3/sec. sikurse ishte dy dimra me rradh, në vitin 2016 dhe 2017 kur ndodhen edhe përmbytje të mëdhaja në Shqipëri.
    Gjat muajve të verës Drini i Zi ka ujë dikundi deri 16 m3 /sec. Derdhja e Drinit të Zi fillo me lartësi mbi detare prej 694 dhe mbaron në Detin Adriatik me zero lartësi mbidetare, me gjatësi të rrjedhjes prej 164 km.
    Gjat rrjedhjes së Drinit të Zi janë të ndërtuara 5 hidrocentrale, dy në R. e Maqedonisë Veriore hidrocentrali Glloboçicës, Spiles dhe 3 në R. e Shqipërisë, i Fierzës, Komanit dhe Vaut të Dejës.
    Këto diga janë penges për lëvizjen e lire të peshqve prej shtratit të liqenit të Ohrit drejt Detit Adriatik dhe e kundërta, veçanërisht ngjalës dhe peshqve troftë, klenit, krapi, mbrenës, skobalit dhe peshqve tjer, përjashtim ban belushka.
    Për ruajtjen e cilësisë ujore natyrore të liqenit të Ohrit janë të ndërtuara dy stacione për pastrimin e ujërave komunale në fshatin Llozhan të Strugës dhe në Pogradec.
    Por Lumit Sateska duhet ti ndërrohet rrjedhja e imponuar prej vitit 1963, dhe rrjedhja të vazhdoi përmes rrjedhjes natyrale të përfundon në Drinin e Zi. Drini i Zi është recipient i fundi i shumë burimeve dhe prroskave si dhe lumejve të cilat derdhen bashk ë Detin Adriatik.
    Drini I Zi është arteria kryesore ujore për tokat shqiptare në Strugë, Dibër dhe në gjithë teritorin e Shqipërisë, kun ë Kukës takohet me Lumin Drini i Bardh i cili sjell ujë nga Kosova.
    Shumë me rëndësi ësthë të them se uji i liqenit të Ohrit llogaritet, si rezervuari kryesor si ujë të mundshëm për pije, për Ballkanin dhe Europën, për vitet e ardhshme, ngase kohëve të fundit ka ndotje masive të ujërave të pjshëm.