,, Qeni zbaton urdhërat e padronit,
Ujku zbaton zakonet e veta”.
E mora si shembull këtë urti aziatike
për të tërhequr një vijë paralele nga
këndi i filozofisë popullore drejt këndit
të politikbërjes shqiptare. Dhe nuk gaboj
nëse do pyesja me pak fjalë: Kush është
më i dinjitetshëm në këtë rast, qeni apo
ujku?!! – E kuptova edhe përgjigjen, pa
pritur fjalën tuaj, lexues të nderuar. Por
një gjë nuk arrij ta kuptoj kur bëhet fjalë
për kolektivin tonë: Qentë dhe ujqët i kemi
përballë, por kur vendosim kë të zgjedhim
që të na prijë, gjithnjë ngrejmë gishtat për
qentë! Po a nuk meritojmë të na hanë qentë
përderisa bëhemi bisht i tyre?..
Kuptohet që është vështirë të ecësh shtigjeve
të ujkut, por ja që as Krijuesi i Gjithësisë
nuk na ofron një rrugë të tretë: Ose pas Ujkut
e drejt Lirisë, ose pas qenit e drejt zinxhirit!..