EMOCIONET DHE ZGJEDHJET! – Prof. Muhamet Borova nga Struga

EMOCIONET DHE ZGJEDHJET!


Shoqëria moderne me përsosjen rapide të teknologjisë informatike,e lehtëson procesin e komunikimit.Qytetarët janë subjekte aktive që marin pjesë në krijimin e opinionit publik, jo vetëm në informimin e tyre, por edhe në marrjen e qëndrimeve të caktuara. Ata bëhen analist,opinionist,politikolog,kritikojnë,ofendojnë,lavdërojnë.Njerëzit krijojnë një hartë ideologjike në mendjen e tyre e cila përdoret si reper për vendosjen gjatë zgjedhjeve.Përceptimet partiake ndryshojnë.Mësimet emocionale prej zgjedhjeve të kaluara,shfrytëzohen si reper për zgjedhjet që do të vijojnë.Emocioni i referohet një ndjenje të krijuar ndaj një subjektit të caktuar politik dhe është një gjendje psikologjike dhe prirje për të marrë vendim të caktuar. Truri emocional është dhëne pas simpatisë ndaj liderit të caktuar,ose pas ideologjisë partiake të cilën e preferon një qytetar. Në opinion duhet të respektohet relativizmi subjektiv, se çdo kush ka të drejtë. Si përceptohen gjërat, ashtu janë. Emocionet paraqesin impulse me të cilat veprojmë gjatë vendosjes për të votuar.Paraqitet një ndjesi negative ndaj një partie ose pozitive ndaj tjetrës, duke mos u bazuar në inteligjencën akademike.Nëse partitë i zgjedhin të gjitha problemet që i kanë qytetarët,atëher nuk do të ketë nevojë të ekzistojnë.Sukseset e një qeverie janë më të vlefshme se të gjitha lutjet nëpër faltoret.Partit e fuqishme dhe liderët racional nuk sulmojnë dhe nuk ofendojnë asnjëherë.Nuk kanë nevojë të sulmojnë, sepse e dinë së janë të fuqishëm.Liderëve që u mungon inteligjenca akademika çdo herë ofendojnë, retorika e tyre vullgare shërben për arsyetimin e paaftësisë së tyre personale!