Kujdesi për macen, shkak i shërimit të nënës!!
Nëna e një djaloshi ishte në gjendje kritike dhe shtrihet në spital. Një ditë mjekët e lajmëruan djaloshin se gjendja e nënës së tij është shumë e keqe dhe nuk shpresohet për të shërim dhe në çdo moment mundet të ndërron jetë. Djaloshi doli nga dhoma e nënës së tij, i mërzitur për gjendjen e saj, u nis drejt shtëpisë. Nuk mundej të rrinte i qetë në shtëpi, larg nënës së tij dhe prapë vendosi të kthehet. Rrugës ndaloi me një pompë benzine, kur poshtë makinës së tij pa një karton me një mace në të, e cila sapo kishte lindur mace të vogla dhe numri i tyre ishte i madh. Ato të voglat nuk mundeshin të ecnin dhe tha në vete, kush do t’ju sjell atyre ushqim duke qenë ato në këtë gjendje!! Hyri në shitore, bleu ushqim, e vendosi përpara tyre dhe u nis për në spital. Kur hyri në dhomën e nënës së tij mbeti i shtangur dhe i ranë nga dora gjërat që i kishte blerë për nënën! Nëna e tij nuk ishte në dhomë! Mendoi se kishte ndërruar jetë! Shkon dhe e pyet motrën ku është nëna?! Motra i përgjigjet: – Gjendja e nënës tuaj është përmirësuar, prandaj e larguam nga dhoma e përkujdesjes së veçantë dhe vendosëm në një dhomë tjetër me pacientët tjerë. Djali me shpejtësi shkoi në dhomën tjetër dhe e pa nënën e tij, gjendja i ishte përmirësuar. Pasi e përshëndeti e pyeti se çka ndodhi me të?! Nëna iu përgjigj: – Duke qenë në atë gjendje, pa vetëdije, pash në ëndërr një mace dhe të vegjlit e saj, i kishin ngritur duart dhe luteshin për të!! I lartësuar është Allahu, i cili i largon belat! Shëroni të sëmurit me sadaka!! I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut, qofshin mbi të, na porositi: “Frikojuni nga zjarri, qoftë edhe me një gjysmë hurme”. Allahu i Madhëruar thotë: “Dhe nuk ka asgjë që nuk e madhëron Atë, duke e lavdëruar, por ju (o njerëz) nuk e kuptoni madhërimin që i bëjnë ata”. (Isra 44.)