KULTURË BUJQËSIE
SHARTIMI I ARRËS
JUGLANS REGIA
Shkruar nga: prof. dr. M. Musai
Arra si bimë masive frutdhënëse gjendet e shpërndarë në të gjitha trojet shqiptare me disa varietete. Kur them kështu dallojmë arra kokë vogla, të forta që nuk thyhen, kanë pak bukë dhe janë jokualitative te na i quajmë arra gjunksha. Por ka edhe arra kokëvogëla që thyhen lehtë dhe kan bukë të bardhë, me kualitet si dhe me cilësi yndyrore.
Për momentin jam duke folur për hapësirën Strugane, arra ka një shpërndarje dhe shtrirje në të gjitha fshatrat e Strugës, ku ka kushte për kultivim dhe ka rritje me mbirje natyrore sipas selekcionit natyral.
Struga dallohet për kultivimin dhe kualitetin e arrës, ngase ka kushte klimatike shumë ideale. Struga ka lartësi mbidetare prej 700 metra, kjo lartësi arrës i mundëson një zhvillim të kënaqshëm. Arra rritet deri në lartësi më të mëdha, por të kuptohemi se arrat janë shumë të ndieshme ndaj temperturave të ulëta, sidomos në fund të muajit mars dhje fillim të muajit prill në kohën para dhe gjat vegjetacionit.
Kohëve të fundit popullata Strugane, ka filluar të krijojë plantacione të arrave. Arrat janë bimë drurore shumë rentabile, ftimi prurëse.
Arren si bimë e gjejm në Shqipëri, Kosovë edhe në Iliridë. Por bujqit kan treguar interes të kultivojnë arra të shartuara, të tipit patulake nga Turqia, të cilat janë jetëshkurtër dhe nuk mund tju konkurojnë arrave vendase.
Arrat si bimë duhet trajtuar për vlerat ushqimore që i ka. Arra në fmilje dhe në bujqësi gjen përdorim shumë të madh në veçanti për cilësin e vait, mandej për ambëlsira të ndryshme dhe si ushqim.
Te popullata shqiptare në Strugë, interesimi për shartim dhe kultivim kohëve të fundit ka nis me shumë interes. Prandaj bëhet shartimin i arrave me arra me cilësi më të mira. Në Strugë ka disa lloje të arrave, të cilat shihen prej fotografive, por interesimi i Struganëve është që të shartojn arra sa më cilësore, që ruajnë kualitetin, kan madhësi ideale dhe janë të bukura për treg.
NË STRUGË ARRAT I SHARTOJNË NË DISA MËNYRA:
- Shartimi me kalema – filiza, lloi i shartimit njihet si tip i vjetër. Arrat shartohen në fillim të muait maj, duke ua çarë lëkuren dhe duke i puthit mirë kalemat, si dhe shartimit i vendohet plasmasë që mbushet me dhe ngase netët në muajin maj jan të ftohta dhe vije deri te dëmtimi i periciklit dhe kambiumit, pra krijohet mosaftësia për krijimin e qelizave të reja bimore. Kështu sharohen arrat të cilat janë më të vjetra se 5 ose 6 vjetë.
- Shartimi me puthitje, nënshartesa dhe mbishartesa prehen pak si gjatësore dhe puthiten duke i shtërnguar fortë filizat dhe duke i izoluar me izolues prej të ftohtit. Ky shartim poashtu kryhet në fund të muajit prillit dhe fillim të muajit maj.Me rëndësi është se kështu shartohen arrat e vitit të dytë dhe të tret.
- Shartim me unaza, ky shartim është si novitet, ngase me dy thika prehet lëkura ku gjenden sythët e mbishartesës dhe nënshartesës. Mandej ajo strukturë unazore e lëkurës së arrës me sythin impuntohet në nënshartesë duke e izoluar mirë. Shartimi kryhet prej muajit korrik deri në fillim të gushtit. Me këtë mënyrë të shartimit shartohen arrat 3 deri ë 4 vjet të vjetra, por mund të shartohen degat e arrave edhe më shumë vjet të vjetra.
4.Shartimi me pykë majësore të arrës. Ky shartim është më i leht dhe shumë më i sigurt, arrat e reja shartohen brenda vitit të parë ose vitit të dytë. Pra mund të shartohen arra të reja të cilat kan mbi në muajin prill dhe jan rrit deri ë muajin korrik, ose edhe të vitit të dytë. Pra shartimi është shumë i sigurt. Me thikë apo skalpell prehet kërcelli i arrës në jastëkun e gjethes, aty futet pyka majësore e degës së arrës së mbishrtesës. Pastaj izolohet mirë shartimi, kështu është më e sigurtë shartesa.
- Shartimi me gërshërë speciale të ciat presin trashësi të barabarta të degëve të , të shartesës dhe mbishartesës, të cilave u japin forma të sakta për puthitje. Ky shartim kryhet në fund të mujit prill dhe fillim të muajit maj, pikërisht kur arrat veç pregaditen të vegjetojnë. Është shartim i sigurtë por kërkon mjete shumë precize.
Ndoshta ka metoda të tjera për shartimin e arrave, por ne folëm vetëm për pesë metodat apo mënyrat që na mundësojnë shartim të sigurt të arrave në Strugë.
Të gjithë bujqve dhe dashamirësve të bujqësisë, u dëshiroj suksese dhe durim, deri në aftësimin e plot, të shartimit të arrave.