Gruaja dhe burri shkuan në kopshtin zoologjik. Ajo pa sesi majmuni po lozte me majmuneshën i gëzuar, pa brenga, duke bërë lëvizje me elegancë dhe dashuri.
- “Sa të lumtur janë, tregim mahnitës i dashurisë së vërtetë!” – i tha gruaja burrit të saj.
Pastaj, shkuan deri tek kafazi i luanëve. Aty vërejti sesi luani i qetë po qëndronte pranë luaneshës. - “Çfarë tregimi tragjik i dashurisë, janë të pikëlluar!” – i tha gruaja burrit të saj.
Burri i tha gruas ta hidhte gotën e plastikës që e kishte në dorë pranë luaneshës. Ajo e hodhi, ndërsa luani u zemërua, ulëriti dhe u ngrit në këmbë për ta mbrojtur luaneshën.
Pastaj, i tha të hidhte gotën e plastikës në drejtim të majmuneshës, ndërsa majmuni iku ende pa arritur gota e plastikës tek majmunesha.
Atëherë, burri i tha gruas: – “Mos u mashtro me atë që sheh tek njerëzit. Ekzistojnë disa njerëz që të mahnitin me ndjenjat e tyre të rrejshme. Por, ekzistojnë edhe njerëz që i ruajnë ndjenjat e tyre në zemra përplot dashuri.”
Mos u mashtro me atë që e konsideron romantike te disa tek të cilët shpesh të mashtron e jashtmja e cila fshehë zemrën e zbrazët, por në anën tjetër ekzistojnë njerëz që nuk tregojnë asgjë, por zemra e tyre është e mbushur me dashuri të sinqertë.
Sot, kemi shumë majmunë, ndërsa pak luanë.