SI TRANSFORMOHET FJALORI I PRINDËRVE!
Familja është strehim pa të cilin nuk mundet. Familja është dhuratë prej Zotit.Familja është shpërblim i Zotit për njeriun.Dashuria është thesari i familjes. Familja e sukseshme, funksionon me sukses.Solidariteti është forca e familjes. Çiftet me zemra të hapur, solidaritetin e bëjn shembull për të tjerët.Gjëja më e bukur që ndodhë në një familje është lindja e fëmijës, trashigimtarit.Kur vjen fëmija në jetë,lidhja mes dy zemrave bëhet më e fuqishme. Fjalori i prindërve është elokuent . Fëmija kur lindën fjala më elokuente është na lindi një “engjëll”.Por ,fjalët e fjalorit ndryshojnë ashtu sikurse edhe moda.Pas engjëllit, fëmija shndërohet në “qingji i mamit” ,”princesha ime”, “trimi i babit”,“i bukur i mamit”.Me kalimin e kohës fjalori bëhet pezhorativ : “mos bërtit si gomari”, “mos ha shumë je bër si mëzati”,”je bër sa një kal dhe asgjë nuk punon, “u qelbe duke ndejtur”, kujdesu për pastërtin “je fëlliqur si derri”, dhe kështu ky engjëll simpatik i famljes ,gradualisht fillon të shndërohet në: gomar,mëzat,kal, derr.Prindi te fëmija e dashuron veten,prandaj dëshiron fëmija të bëhet si ai.Dashuria e prindit nuk ndryshon, por ndryshon shprehja e zemratës ndaj fëmijës në situata të caktuara duke u shprehur me epitete të caktuara. Kësaj i themi “metamorfozë” e dashurise, kësaj i themi “transformim” i fjalorit!