BIOLOGJI
LIQENI I OHRIT
DHE
PESHKU PELLAZG
Shkruar nga: prof. dr. M. Musai
Liqeni i Ohrit, dikur është quajtur liqeni i Desaretëve, sipas Jovan Cvijicit, Broucardit, Pitte, Sinisa Stankoviqit, Haxhishqes dhe shumë shkencëtarëve të tjer. Liqet tjer të cilët ishin bashkëkohanik të liqenit të Ohrit, sikurse ishin: liqeni Kosturit, Maliqit, Prespës, Pellagonisë dhe disa liqej të tjer sipas shkencëtarëve, quheshin liqej të sitemit të Desaretëve. Të kuptohemi liqeni i Ohrit është krijuar para disa miliona vjet , sipas studimeve më të përsosura gjermane, supozojnë se është krijuar prej 9 deri 12 milion vjet, përmes çarjes së tokës apo dridhjeve tektonike. Dridhjet tektonike në forma të termeteve kemi edhe në ditët e sotme, të cilat her herë janë të qeta, por shumë herë janë aktive, përmes tërmeteve shumë të fuqishme, ashtu si ndodhi në verën e vitit 2018.
Liqeni i Ohrit përmes lëvizjeve shumë të ndërlikuar tektonike, e ruan thellësinë dhe freskin e vet, prandaj thellësia e tij gjithënjë e më shumë shkon duke u rritur. Thellësia e liqenit të Ohrit më e madhja është 286 m në zonën eerrësirës. Liqeni i Ohrit nga të gjitha anët është i rrethuar me male, kurora malesh dhe sisteme malesh, psh. si Mali i Galiçicës nga lindja, Mali i That, Mali i Mokrës, Mali Jabllanicës dhe Mali i Karaormanit.
Sipas të gjitha analizave hidrologjike është ardhur në përfundim se ky liqe, kryesisht furnizohet me ujë prej 83 prroskave dhe burimeve nga R. V. e Maqedonisë dhe Shqipëria. Po furnizuesi kryesor është Mali i Pelisterit, i cili e furnizon liqenin e Prespës fillimisht me ujë dhe ai uj pastaj graviton nëpër malin e Galiçicës, në liqenin e Ohrit. Niveli i liqenit të Prespës është më i lartër se liqenit të Ohrit, kurse thellësia është nën sipërfaqen e liqenit të Ohrit.
Në brendin e liqenit të Ohrit, veçanërisht në zonën litorale dhe sublitorale, ka vorbula ku aty burojnë ujëra prej kreshtave malore, aty buron ujë bore dhe në ato vede bëhet shumimi i troftës së liqenit të Ohrit dhe llojeve të troftave tjera, të cilat janë krijuar si specizime prej izolimit të gjat gjeografik.
Në liqenin e Ohrit jetojnë mbi 17 lloje të peshqve, të cilat janë kultura kryesore e hidrobiontëve të biodiversitetit të këtij liqeni. Në liqenin e Ohrit dallojmë Salmo letnica ochridana – trofta liqenit të Ohrit, me varietete: Salmo letnica tipiccus, trofta e Peshtan – Ohrit, Salmo letnica aestivalis – e Pogradecit, Salmo letnica balcaniccus e Strugës dhe sipas Haxhishqes, supozohet se prej kësajë trofte gjat zhvillimit evolutiv biologjik dhe historik u krijua Salmo truta fluviatilis fario – trofta e lumit.
Në liqenin e Ohrit jetojnë edhe peshq tjerë, të cilët poashtu kan vlera biologjike dhe ekonomike, si kleni, skabali, mrena, krapi, ngjala etj, por ne do të përmendim peshkun tepër endemik, sipas Stanko Karamanit peshkun Pelasgus minutus – peshkun Pellazg.
PESHKU Pelasgus minutus – Peshku Pellazg
Ky peshk është pagëzuar me këtë emër qysh në vitin 1924, prej vet ihtiologut Stanko Karaman. Peshku pellazg jeton në liqenin e Ohrit, Prespës, Shkodrës si dhe në disa lumej të Shqipërisë. Ky hidrobiont, jetonën në ato ujëra të cilat kanë shtrirje gjeografike të kufizuar dhe është habitat që gjendet vetëm në Ballkan, në ujërat e hapësirës gjithë shqiptare. Peshku ka trup të vogël, përafërsisht ka madhësinë e peshkut cironit, është notues i mirë shumohet në mënyrë natyrale përmes ikrave, ushqehet me larva, insekte dhe krymba të ndryshëm, gjendet në zone litorale të liqenit të Ohrit.
Përshkak të kushteve të ndryshme të mjedisit jetësore, janë krijuar disa specizime të këtij peshku, prandaj dallojmë këto specizime: Pelasgus minutus : P. stimpholicus, P. epiroticus, P. marathonicus, P. prespensis, P. thesproticus, P. Laconicus.
Të gjitha këto varietete – specizime të peshkut pellazg, jetojnë në ujërat të qeta dhe të rrëmbyeshëm, të lumejve dhe liqejve në Shqipëri, si dhe deri në zonat e thella, më jugore të Greqisë.
Shkencëtari Karaman, ka pasur shumë dashuri dhe respekt për popullin shqiptar dhe etnogjenezën e tij Iliro – Pellazge. Prandaj me dashamirësi e ka pagëzuar këtë llojë peshku me emrin pellazg, të cilit shpesh herë Akademia Serbisë është munduar tja ndryshoj emrin por Stanko Karaman ka qen i vendosur për bindjen e tij.
Ne shqiptarët këtij shkencëtari hebre, me origjinë Izraelite që ka jetuar në Beograd, gjithëmon i jemi mirënjohës, për shumë arsye se ka qen dashamirës i popullit shqiptar.