Të ndihmosh dikënd në nëvojë, ti zgjasësh dorën dikujt në momente të vështira, është një ndër virtytet më të larta që mund të ketë një njeri.
Ngjarjet e 26 Nëntorit tronditën të gjithë, e sidomos Komunën e Strugës dhe banorët e saj, të cilët me aq mundësi sa patën nuk nguruan për të ndihmuar mëmën Shqipëri.
Faleminderim të veçantë për Ambasadorin Fatos Reka për mirënjohjen e shprehur, kryetari Ramis Merko dhe Komuna e Strugës do të jenë gjithmonë në mbështetje të shqiptarëve kudo që janë, por le të shpresojmë se në të ardhmen do të gëzojmë vetëm ditë të mira sëbashku.
Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës