Errësirë – Prof. Xhemi Hajredini nga Struga

E r r ë s i r ë

Errësirë shpelle,
të gjithë të vdekur në gjumë,
qyteti me udhë të braktisura.
Grykëderdhja gurgullonte,
një lypës murmuriste
një lutje.
Errësirë,
dikush gjakftohtë,
kërkonte të grabiste,
qetësinë dhe dashurinë
e natës.
Agu i dritës po vinte,
errësira e mendjes
prishi rehatinë e natës.
Dashuria e ëndërruar
mori fund,
errësira e natës kish ndërruar vend
me errësinë e mendjes.
Tani lypsen krahë,
për nder të bukurisë,
dashurisë dhe pafajësisë
së vrarë.

© Xhemi Hajredini
Strugë, 10 janar 2020