Strugani Dien Reçi: Jam krenar qe jam shqiptar

Jam krenar qe jam shqiptar

Tani më rruga e tij ka filluar të bëhet edhe më e lehtë për të depërtuar në atë që ai do. Me ambicje të cilën e ,,ushqen“ rregullisht, sot Dien Reci lojtar në skuadrën e futbollit Spergau tregon fuqishëm fitoren për këtë skuader ku edhe sot nga turneu i mbajtur ne Leipzig, Spergau arriti të zë vendin e parë.
Ishte pergjigja e Dienit arsyeja pse unë vendosa te shkruaj këtë artikull.
Kur unë e pyeta djaloshin se si ndihesh pas fitores ai u përgjigj: po luaj me vullnet e me deshirë dhe do të jap maksimumin tim me shpresë që një ditë do te luaj me zemër e krenari ne skuadrën e Shqipëris ose Kosovës,sepse unë jam krenar që jam shqiptar.Strugani në fjalë futbollin ka pasion të parë edhe sukseset e tij vijnë një pas një, por duhet theksuar se ai poashtu është edhe një shembull shumë i mirë në gjimnazin në të cilin po mëson aktualisht në Gjermani.
Dieni premton shumë dhe vërteton se duke pasur ambicje dhe duke punuar për atë që do, realizon ëndrrën që ke. (www.strugapost.com)