MESUESI DIKUR DHE SOT – Arsimtar Feti Meta nga Struga

MESUESI DIKUR DHE SOT

Ndersa behet krahasim nga nje kohe e kaluar e afert,deri ne ditet e sotme, lirisht mund te themi qe mesuesit qe mbushen ciklin e jetes,nuk jan me ne mesin tone,por gjallojne ne mendjet tona si pishtar me figuren e nje ligjeruesi komunikuesi dhe pse jo edhe me nje ashpersi te te aktrimit dhe ndeshkimit qe benin!E gjitha kjo e performonte nje mesimdhenes te asaj kohe qe nuk ngjason gati me kohen e tanishme.Ashtu qe mbahet mire mend,kur kishte dasma apo ahengje,Mesuesi bashke me Hoxhen mirrnin kryet e vendit ne konak,me nje reprocitet ne respekt nga te gjithe.Me kalim te kohes nga viti ne vite,po krijohej „erozion“ ne kete raport,pra mesuesi filloj te degradohej dhe te marre nje kahje tjeter.Por sot, ç‘po ndodh me figuren e mesuesit?! Sot, pra ne kohen e internetit femijet(nxenesit)te takojne ne rruge dhe nuk e dine ne ç‘kohe jane, ne drek te thone mirembrema dhe ne darke miredita!Ketu fillon dhe mbaron krahasimi, nga koha e kaluar,kur ne na duheshte te nderronim rrugen qe mos te na verej mesuesi( me ose pa ndonji faj)sepse e nesermja do ishte me ndryshe!Sot mesuesi model,ka mbetur i shtyre,ne periferi nga shume njerez qe e rrethojne,nga artiste te tallavase,nga analiste e ç analiste qe i kemi çdo mbremje ne ekranet televizive,ndersa personaliteti i mesimdhenesit sipas nje psikiatri te famshem,vlen me shume se sa dijet qe ai jep,por jo edhe te debatoj ne tryeza ku munde te flitet per edukate dhe arsim.Ndaj ne shumicen e rasteve duhet marr parasysh qe te mbrohet dhe t’i jepet e drejta per t’u ngritur ne nje tjeter piedestal,me te vetmin qellim qe mesuesi ta fitoj imazhin e humbur,duke ngritur vlerat e shoqeris ku ai graviton,me kontribut te perbashket pedagogjik,komunikim mesues-nxenes-prind!Uroj dhe shpresoj te kemi permirsime ne kete drejtim.Ars Feti Meta.