
Harro e fal…
Harro rrufet’ që u shkarkuan
Mbi qenien tënde të pafaj
Harro e fal si dashuria
Si dashuria harro e fal…
Harro trishtimin e së djeshmes
Që të mbërtheu në mur si krisht
Harro e fal siç fal profeti
Harro e fal dhe ti o shpirt…
Kujto sa dhimbje i dhè botës
Me fjalën mprehur si shigjetë,
Kujto përunjur, i penduar,
Në s’je njeri s’je as poet…