
Matematikë poetësh…
Ngado që shkoj e vij
Fletoren mbaj në xhep
Shënoj një çast të bukur
Pjes’toj një çast të keq…
Kam bërë dhe lëshime
Pa hiri sigurisht
Me lapsin e poetit
Kam bërë matematik’…
Në fsheha të vërtetën
Më falni, miqt’ e mi
Kam dashur veç buzëqeshjet
T’i marr për llogari…
Po ja që bota ndryshe
I bëka llogaritë
E mira dhe e keqja
Nuk kanë matematikë…