
Supertalenti Arlind Merko ,është 17 vjeçari nga Ladorishti i Strugës që shkëlqen gjithmonë në fushën e blertë në ekipet zvicerane ku ka treguar një talent jashtëzakonisht të madh ku edhe ka tërhequr vëmendjen e ekipit të kombëtares së Maqedonisë ku pritet së shpejti edhe zyrtarizimi në këtë përfaqësuese, shkruan Struga Ekspres.
Arlind Merko në Zvicër që në moshên 4 vjeçare ka shfaqur sinjalet e para të talentit të tij në futboll ku edhe jeton prej kohësh me familjen e tij.
Ka luajtur në FC Zuchwil në moshën 4 vjeçare deri në moshën 12 vjeçare, pastaj në ekipin Fc Grenchen.
Aktualisht talenti nga Ladorishti i Strugës luan në ekipin e Fc Concordia-Basel.
Janë shumë ekipe evropiane që kanë kërkuar shërbimet e këtij futbollisti.
17 vjeçari duket se ka një të ardhme të ndritshme në futbollin evropian duke u radhitur në një nga lojtarët më të mirë në Evropë.




