Butësia nuk është naivitet

Gjarpri vendosi të pendohej për gjithçka që kishte bërë. Ai duhej ti jepte fund çdo akti që u kishte shkaktuar njerëzve dëme. Kështu, vajti tek një burrë i mençur që ta pyesë se çfarë duhet të bëjë. I mençuri i tha:”Gjej një vend të izoluar në tokë dhe për ushqim, mjaftohu me ca gjëra të vogla dhe të thjeshta, larg luksit me të cilin je mësuar!”
Gjeti gjarpri një vrimë të vogël dhe të izoluar dhe u vendos aty. Por, disa ditë më vonë, u befasua nga disa fëmijë të vegjël, të cilët i hidhnin gurë brenda, duke e lënduar. Duke parë që nuk reagonte fare, fëmijët sikur merrnin zemër dhe sasia e gurëve ndonjëherë i ngjante stuhisë së breshrit.
Një ditë, gjarpri mori rrugën dhe vajti sërish tek njeriu i mençur, të cilit i qau hallin. I mençuri i tha që herë pas here, të shfryjë e të hedhë helmin në ajër, si për tu thënë fëmijëve që nëse do, mund të hakmerret e t’ua tregojë qejfin. Ashtu bëri gjarpri dhe fëmijët hoqën dorë nga v
esi i tyre.
Morali:
Shumë njerëz mashtrohen nga butësia dhe dashamirësia e dikujt, duke kaluar në agresivitet ndaj tyre. Sa më shumë butë të sillet dikush, aq më agresivë tregohen këta, pasi mendojnë se mos reagimi me dhunë, shihet si shenjë dobësie dhe naiviteti.
Prandaj, historia e gjarprit na tërheq vëmendjen se durimit të një të urti, mund ti vijë fundi. Njeriu zemërbutë, mund të jetë frenuar për shkak të etikës dhe normave të mirësjelljes, jo naivitetit. Një gjuhë e dëlirë, e ka fituar dëlirësinë e saj nga moralet e larta, jo nga logjika e dobët dhe naiviteti.
Lëshimi i helmit të gjarprit, në kohën tonë ka vlerat e saj. Tu tregosh shkopin të ligjve, është e mjaftueshme për të kuptuar se njerëzit e ndërgjegjshëm janë të fuqishëm dhe të aftë për ti mbrojtur të drejtat e tyre.
Po, mund ta mbyllim njërin sy para ndonjë gabimi ndaj nesh, mund ta injorojmë një të keqe, por jo që kjo të bëhet rrugë për të shkelur nderin dhe dinjitetin tonë. Sipas një thënieje arabe: Kush është i sigurtë se nuk ndëshkohet, e shpeshton sjelljen e keqe.