Alim Hajredini, trajneri i klubit të karatesë “Drini” nga Struga është zgjedhur kryetar i Unionit të Karatesë Shqiptare të Maqedonisë së Veriout (UKSHMV-së) në Kuvendin zgjedhor i cili është mbajtur të dielën në Strugë (5 janar 2020).
Për Hajredinin kanë votuar shumica e kuvendarëve të Unionit.
Pasi ishte emëruar për kryetar, ai propozoi anëtarët e kryesisë, të cilët janë: Selim Dinarica (K.K. “Eldi Kan”- Shkup), Sabri Ramadani (K.K. “Shkupi”- Shkup), Seful Osmani (K.K. “Rinia” Mateç-Kumanovë), Durim Paçuku (K.K. “Uraniku” -Dibër), Ylber Rexhepi (K.K. “Shkumbini”- Tetovë) dhe Selim Sahiti (K.K. “Skardus”- Tetovë).
Kryesia propozoi edhe komisionin mbikqyrës, të cilët gjithashtu u votuan njëzëri. Për kryetar të komisionit u zgjodh: Luan Gjergji (K.K. “Uraniku” – Diber), kurse për anëtarë u zgjodhën: Arben Mustafai (K.K. “Drini”- Strugë) dhe
Irfan Aliu (K.K. “Kushtrimi”-Shkup), ndërsa sekretar i Unionit në detyrë, deri në kompletimin e komisioneve, mbetet: Alaudin Idrizi (K.K. “Kushtrimi”- Shkup).