URIME PËR VITIN E RI! – Prof. Muhamet Borova nga Struga

URIME PËR VITIN E RI!
Kaloi edhe një vit, që rrugën e bënte në një drejtim,por i la kujtimet tona të shkojnë në drejtimin tjetër.Viti kalon shpejtë,por ne ndryshojmë ngadalë.Viti ka qenë i keq për ato që disponimin e kanë pasur të keq,me sëmundje,me kriza financiare,me ndarjen lamtumirës deri në amshim nga të afërmit.Ka qenë viti i kënaqësisë dhe i gëzimit për ato që kanë pasur motive për tu gëzuar: martesa,lindje,dasma,punësime.Vitin nuk mundemi ta drejtojmë,por mundemi jetën tonë gjatë vitit.Dikush vitin e harxhon duke mbajtur llogari për hallet e të tjerëve dhe duke i harruar ato personale,kurse dikush vitin harxhon duke iu kënaqur jetës,jeton në të sotmen me plane të përsosura për të nesërmen.Uroj që viti i ri njerëzit ti bëj si “dielli” kudo që të këthehen të rrezatojnë dritë dhe ngrohtësi,të kenë jo vetëm buzëqeshjen e gojës por edhe të zemrës. Të nderuar miq Gëzuar 2020!