Mos u bëni si gomari nga ky tregim!!

Shpeshherë njeriu gjendet në mes dy qëllimeve dhe nuk mund të vendosë nga cili të shkojë …

A keni dëgjuar tregimin për gomarin që qëndronte në mes dy mullarëve të sanës dhe kovës së ujit, por që kishte ngordhi nga uria dhe etja, ngase nuk mundi të vendoste ku të afrohet së pari.
Gomari nuk diti si të mendojë më parë dhe as për pasojat e veprave.
Është qartë se së pari ka mundur të pijë ujë, e pastaj të hajë sanën dhe anasjelltas. Me rëndësi ka qenë t’i përkushtohet një qëllimi.
Andaj, mos u bëni si ky gomar. Ju mund të bëni çdo gjë që dëshironi. Por, fokusohuni në një gjë, mos u mundoni të zgjidhni menjëherë shumë probleme.
Kur keni ndërmend shumë obligime, lehtë mund të humbasni. Do të ndieni konflikt interesi. Nuk do të dini çfarë të bëni më parë, dhe do të keni shumë gjëra që ju kthejnë vëmendjen. Do t’i përzieni prioritetet.
Të gjithë jemi gjetur në situata të ngjashme.
Zgjidhja është e thjeshtë, zgjidhni një nga një problemet, e jo menjëherë të gjithë.
Kur është diç më urgjencë dhe duhet kryer atë ditë, atëherë fokusohuni realisht në të. Në këto momente, nëpër kokë mund t’u kalojë mendimi i cili do t’ju lëviz vëmendjen në atë që punoni (“Do të ishte mirë në mbrëmje të dal diku.”)
Këto mendime largoni nga koka dhe mendoni se nëse përpiqeni ta kryeni obligimin do të keni mjaft kohë në dispozicion më vonë. Shpërblehuni pas kryerjes së punës.
Mbani mend, merruni me një problem, e kur ta zgjidhni, kaloni në tjetrin. Mos ia vështirësoni vetes jetën.



Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi