BIMË MEDICINALE – MEDICA HERBA – Prof.Dr. Musa Musai nga Struga

BIOLOGJI

Shkruar nga: prof. dr. M. Musai

BIMË MEDICINALE – MEDICA HERBA

  1. Fam: Caprifoliaceae
    Gjin: Valeriana
    Lloi: Officinalis VALERIANA

Fjala Valerian ka kuptimin prej latinishtes valere që don të thotë me qen i shëndoshë.
Bima Valeriana si bimë mjekues ka përdorim të gjërë prej filozofisë antike Ilire. Fillimisht Valeriana është përdorur për qetësimin e dhimbjeve, prej plagëve të mara ose për qetësimin e dhimbjeve prej sëmundjeve të ndryshme. Poashtu edhe në ditët e sotme Valeriana ka përdorim të gjërë në mjekësi. Valeriana është bimë barishtore shumë vjeçare, e familjes Caprifoliaceae. Bima rritet në vende me lagështi dhe ka rritje të fuqishme barishtore deri 1.80 cm lartësi. Valeriana ka gjethe pendore të fuqishme të ngjitura për kërcellit. Kërcejt janë të gjatë por pjesa majësore e kërcellit, nuk ka gjethe veçanërisht ajo pjesë ku luzlëzon Valeriana. Valeriana ka lulesa me ngjyrë të kuqërremtë, por të shumtë e rasteve ka lulesa të zbardhukta, me ngjyrë të bardhë. Kjo bimë rritet në gjithë Europën, përjashtim bën vetëm Prtugalia. Bima lulëzon prej muait korrik deri në fund të muait gusht. Fara e kësajë bime zhvillohet prej muait shtator deri në fud të tetorit. Bima ka një shpërndarje të gjërë gjeografile, por kërkon kushte ekologjike për zhvillim, Valeriana për shumë arsye është mjaft rezistuese ndaj temperaturave të ulta. Bima zakonisht rritet në vene me shumë lagështi, buzë vijave, vendeve moçalike, buzë bregut liqenor ku ka vende me lagështi, në pyje dhe livadhe përkatëse.
Për mjekim prej bimës Valeianë, përdoret rizoma si dhe kërcejt të cilët duhet të jenë të vjetër më pak dy vjetë. Rizoma pasi shkulen lahen pastrohen teren mirë me kujdes dhe grihen – copëzohen.
Rizoma e Valerianes shkulet herët në pranverë si dhe në stinën e vjeshtës.
Përdorimi:
Valeriana përdoret për qetësim të përbërjes të sistemit nervor, te rastet histerike dhe pagjumësia. Çaji prej valerianes mund të pihet për raste nevoje të shqetësimeve të mëdhaja 2 deri në tre herë në ditë.
Pregaditja:
Valeriana si përbërje çai duhet të kombinohet me disa bimë tjera për ta zbut efektin veprues të sajë. Çaji i valerianës vetëm si çaj i pastër, është shum i rrezikshëm për shëndetin, ngase ka veprim shumë të fort. Çaji Valerian duhet të kombinohet me bimë tjera: me bimën barbisht mini – Achillea millefolium ( kërcelli dhe lulen e sajë) mustaqe misri si dhe me kantarionin. Në atë përbërje duhet të ket vetëm 30 % valerian, ky çaj është në përbërje refuz, jo në kese.
Prej asajë përbërje të çajit, meret një lugë kafe çaj, hudhet në filnxhan të çait, pastaj e përvëlojm me ujë të vluar, gota mbulohet me kapak, ashtu gota lihet të qendrojë 15 min. Pastaj kullohet dhe ambëlsohet sipas shijes dhe dëshirës. Pasi ta kesh pi çain e Valerianës, afrohu shtratit dhe banu gadi për gjum, ke gjum të rahatshëm dhe të qetë, trupi plotësisht çlodhet.
Lulet e Valerianës janë mjaltdhënëse, bleta krijon nektar, por ajo vet nuk ka ndonjë shqetësim.
Vlera kimike e bimës: duhet kuptuar me përbërjen kimike dhe biokimike të Vlerianës. Rrënja e Valerianës përmban 1 – 2 % vaj (Valeriana oetherium). Pjesët e trasha të bimës dhe rrënjët e vjetra, përmbjnë më shumë acide izovlaeriane.
Tinkturë pej Valeiane:
Meren 20 gram rrënjë të copëzuara prej rizomës së Valerianës, ajo futet në 100 ml. alkool 70 %. Pastaj lihet 14 ditë të qendroj në alkool, por koh pas kohe për çdo ditë nga tre deri katër herë me e tund, me e përzi duke e shkundur. Mbas 14 alkooli kullohet. Prej asaj sasie meren prej 20 deri 40 pika duke e lagur sheqerin kuadrat në form të kockave, atë e mer me ujë gjithëmon para se me fjet.
Veprimi me pika nuk duhet të zgjasi më shumë se tre javë, pastaj ashtu pauzohet 5 javë. Vleriana e zvogëlon tensionin e gjakut.
Vërejtje për të gjithë ata që kan tensionin e ulët të gjakut të ken shumë kujdes ë përdorimin e kësajë tinkture se mund të rrezikohen.
Për shumë arsze duhet paraprakisht para se me e përdor Valerianen duhet të konsultohesh me mjekun am.