
BIOLOGJI
BIMË MJEKSORE
Shkruar nga: prof. dr. M. Musai
- Fam: Gentianaceae
gj: Gentiana
lloi: lutea L.
SANZA – LULJA GENTIT
Bima Lulja e Gentit rritet në lartësi 1.5 m e lartë dhe mbi 2000 metre të lartësisë mbidetare . Bimën e gjejmë në hapësirën e Strugës, në malin e Jabllanicës mbi stanet e f. Llabunishtë. Bima është masive, barishtore me gjethe të mëdhaja të fuqishme dhe ka lule të verdha dy seksore. Kjo bimë gjindet në malin e Korabit, Sharrit, poashtu gjendet edhe në male të tjera të Shqipërisë, në Kosovë, etj.
Prej rrënjëve të bimës fitohet ekstrakti i cili përdoret në mjeksi, poashtu edhe në mjekësinë popullore prej kohës së mbretit Genti. Ekstrakti i gentianës përdoret për mjekimin e disa sëmundjeve të lukthit: për lirimin prej gërçitjeve të lukthit, poashtu në rahatimin e përpunimit të ushqimit. Kohën e fundit përdoret për pastrimin e mëlçisë prej masës yndyrore.
Duhet patur shumë kujdes kur i shkulim rrënjët, pjesën mbitokësore atë duhet mbjellur në tokë që prej sajë për vitin e ardhshëm të kemi Sanza apo Gentianë të re. Poashtu kur i shkulim rrënjët edhe ata duhet ndarë që tëdijmë si ti kultivojmë për mos me e zhdukur.
Për qëllime materiale këtë bimë e kan dëmtuar shumë tregtarët, duke i shkulur rrënjët e saja me pa përgjegjësi dhe pa kujdes. Prandaj bima është në zhdukjen e sipër. Për mjekim meren vetëm rrënjët e bimës së vjetë në pranverë.





