
Shqiponja
Shqiponja me sy goditës,
mbretëreshë qielli në fole,
vështrim i zjarrtë soditës,
në skeptrin e Zeusit fle.
S’njeh skllavëri e vargonj,
ruan horën besnikërisht,
as grabitës dhe langonj,
pret shtegtarët bujarisht.
Trashëgimia gjyshërore,
besa, nderi, kultura e vlera,
tradita të lashta shpirtërore,
fisnikërisht ju presin te dera.
Nga Xhemi Hajredini
Ladorisht, 22 dhjetor 2019
(Me rastin e përurimit të monumentit të Shqiponjës, në hyrje të fshatit Ladorisht)
