SIMFONI DIMRI
ç’ka ky dimër
i acaruar
që ma rropi lëkurën
e brishtë…
shikoj ca ëndrra
mëkatare
që ma ndezin
një mall
ftohtë zemrën kanë trazuar
shpirti i shkrumuar keq
Plaç o ëndërr e mallkuar
ç’më erdhe
sonte si për dreq…!
BEN FTOHTE
Era këndonte
këngën e vjeter,
bora bardhesonte
në përqafimin e tokës
celulari mbeti gojëhapur
qelqet ishin pikturuar
si me dorë vashe…
Një ndjenje blu në shpirt
bën shumë ftohtë
Prisja të vish
të ngrohim këmbë e duar
kisha frikë
se po të ngrija
nga acari
pritja do të ngujonte
qerpikun tënd
bën shumë ftohtë
dimri në shpirt
dimëronte…