10 POROSIT E ARSIMTARIT – Prof. Muhamet Borova nga Struga

Muhamet Borova


Pasqyra e shoqërisë së civilizuar janë shkollat,pasqyra e njeriut të civilizuar është edukata.Përmes arsimit të mirë lumturia hyn në çdo shtëpi.Arsimi na ndihmon ta ndryshojmë vetveten dhe mandej ta ndryshojmë botën rreth nesh.Ky është çelsi që i hap dyert e lumturisë dhe ligji që pamundshmen e bën të mundshme . 10 porosit e një arsimtarit janë fillimi i aksionit për sukses:
1.Mëso se dituria është më e vlefshme se pasuria.Të jesh i shkolluar,i mençur,i sinqert,human,dhe i edukuar ato janë pesë margaritar brenda një njeriu,qe jetes i japin kuptim dhe qëllim të caktuar,
2.Klasa është vendi ku duhet të dëgjosh,të pyesish dhe të përgjigjesh dhe jo vend ku duhet të shkruhen mesazhe.Bëhu i sinqert ndaj vetes dhe mos e mashtro ardhmërinë,
3.Mësoni që të krijoni vlera, ashtu do të bëheni të shkathët në fjalë dhe më të shkathët në vepra,
4.Sjellja e mirë është veshja e brenduar,
5.Të lexuarit e pastron mendjen,fjalët e mira e pastrojnë gojën,
6.Mos e pengo arsimtarin,sepse e pengon burrimin e ushqimit shpirtëror që do të mbajë gjithë jetën,
7.Mos ik prej mësimit, sepse e plagos diturinë,

  1. Dremitja në orën e mësimit,i hap dritat e injorancës,
    9.Arsimtari nuk është prindi yt,por për suksesin tënd gëzohet më shumë se prindi yt,
    10.Mos e braktis shokun me të cilin mund të bisedosh në heshtje në çdo kohë të ditës dhe natës-ai është libri
    Rinia nuk është e përhershme, respektoni këto porosi!