
Lexuesi I Muajit (Nëntor 2019)
Sot është mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimit Lexuesi i Muajit (Nëntor 2019). Për këtë çmim garonin studentet: Klisela Qose, Sintja Çoku dhe Klisi Qose. Nëpërmjet kuiz-it me pyetje nga juria, e përbërë nga tre anëtare: Msc. Nurten Kala, Msc. Edi Çela dhe Msc. Albina Berisha, çmimi “Lexuesi i Muajit” (Nëntor -2019) shkoi për studenten e Fakultetit Juridik -Klisela Qose. Gara për muajin e ardhshëm rifillon, për studentët e anëtarësuar në Bibliotekën e Universitetit Ndërkombëtar në Strugë.





