Veleshta, kampion dimëror në ligën e Tretë-Jug-perëndim , “Shqiponjat” ëndërrojnë rikthimin në Ligën e Dytë

KF Veleshta nga Struga është shpallur kampion dimëror në Ligën e Tretë të Maqedonisë së Veriut në futboll, grupi Jug-perëndim 
Në 13-të ndeshje, ata kanë shënuar 10 fitore, 1barazim dhe 2 humbje me goldallim 42-11. 
Veleshtarët kanë 6 pikë më shumë se vendi i dytë Crno Buki dhe nëntë më tepër se Flamurtari. 

KF Veleshta 10 fitore i ka shënuar në terren të vet, ndërsa vlen të vecohet fitorja më e thella kundër FK Makedonija nga Vranishti me rezultat tenisi 6-0.
Kurse, dy humbjet i kanë përjetuar nga Crno Buki 1-0 dhe Novaci 2-1, kurse barazun me Sateska 2-2.

Golashënuesit më të mirë të skuadrës janë: Xh. Limani dhe F. Hani me nga 10 gola.Meritë të madhe për titullin e kampionit dimëror kabë tifozët e tyre të flaktë Ultras Shqiponjat-Veleshtë, të cilët ëndërrojnë se Veleshta e tyre pas 20 vitesh sërish do të kthehet në ligën e dytë të futbollit. /Reshat Ibrahimi/