Falënderimi – Prof. Xhemi Hajredini nga Struga

Falënderimi

Falënderoji të gjithë, një për një,
ne të një gjaku në fund, s’ka gjë!
Edhe ata flijuan diçka,
ne japim zemrën, paçka!

Falënderoji të huajt, një për një,
ne të një gjuhe në fund, s’ka gjë!
Edhe ata që një copë bukë ofruan,
edhe ata që dhimbjen tonë duruan!

Falënderoji edhe fqinjët, një për një,
arbnorët kuqezi në fund, s’ka gjë!
Nderoji klerikët me lutjet për ty atdhe,
për ceremonitë e atyre që futëm në dhe.

Të gjithë ata që jetë shpëtuan,
falënderoji me zemër, një plagë shëruan!
Në grup apo një për një, falëndero,
ti bir i shqipes kokën lart, mos u trishto!

Nuk ka vaj për shqiptarët, për trimat me fletë,
së bashku në rindërtim, e kemi më lehtë!
Komb me një flamur, të pandarë të veprojmë,
me përkulje njëri-tjetrin shqip ta falënderojmë!

Nga Xhemi Hajredini
Strugë, 1 dhjetor 2019