Tërmetet janë dukuri të tmerrshme dhe më katastrofale në Tokë. Paraqesin dridhje të befasishme dhe kohëshkurtëra të korrës së Tokës. Mbi të gjitha, lëkundjet e tilla, janë pasojë e ftohjes, zvoglimit permanent të vëllimit dhe rrudhjes së sipërfaqes së Tokës.
Me studimin e tërmeteve dhe dhe lëkundjeve të ndryshme të korës së tokës merret shkenca e veçantë-sizmologjia. Tërmetet me fuqinë e tyre shkaktojnë dëme të mëdha materiale, viktima në njerëz dhe sjellin ndryshime në pamjen e sipërfaqes së Tokës. Vendi në brendësinë e Tokës ku fillon tërmeti quhet hipoqendër kurse vendi në sipërfaqe mbi të, ku fuqia dhe goditja e tërmetit është më e madhe quhet epiqendër. Në sipërfaqen e Tokës godtija mund të manifestohet me zhurmë dhe gjëmime nëntokësore. Lëkundjet e tërmetit mund t’i rrëzojnë njerëzit për toke dhe shkaktojnë pasoja të tjera.
Hikmet KICA
Regjistrimi i tërmeteve bëhet me instrumente speciale që quhen sizmograf. Fuqia e tërmetit shprehet me gradë kurse matet sipas shkallës së Rihterit dhe Merkalievit. Me anë të shkallës së Rihterit, e cila ka 9 gradë, matet fuqia e tërmeteve në hipoqendër. Shkalla e Merkalievit ka 12 gradë dhe sipas saj matet fuqia e tërmeteve në sipërfaqen e Tokës. Tërmetet që kanë fuqi prej 9 gradë e më shumë janë katastrofale. Në viset vullkanike, fushat vajgurore, në çarjet e mëdha dhe të thella të mund të krijohet emanacion i gazrave të ndezura. Ka të dhëna se në vendin Kanin afër Vlorës-Shqipëri, gjatë dridhjeve katastrofale, në kodrën e afërt të Apolonisë dalin gazra hidrogjenike të cilat, herë-herë, ndizen. Të gjithë gjeografët e vjetër e përmendin flakën në kodrën “ Apolonia”. Dridhja e goditjeve, zakonisht, zgjat disa sekonda, por ndodh edhe me minuta. Brenda vitit në sipërfaqen e Tokës mund të faqen deri në 100.000 tërmete, por 10 nga ato mund të jenë katastrofale.
Numri i tërmeteve katastrofale në botë është i madh. Po i përmendim vetëm disa nga ato:
-San Siu-Kitaj në Kinë në vitin 1556, ku humben jetën mbi 830.000 njerëz.
-Tërmeti i Mesinës-Sicili, në vitin 1908 pati 180.000 viktima.
– Tërmeti në ishujt e Japonisë, në vitin 1923, shkaktoi 200.000 viktima.
Me këtë rast po e veçojmë dhe e analizojmë në veçanti tërmetin katastrofal në Amerikën Jugore. Bëhet fjalë për tërmetin Rio Bambi në Peru, në rrëzë të vullkanit Çimboraso, në vitin 1797. Nga goditjet vertikale të valëve të tërmetit në fjalë, janë ngritur pllakat në varrezat e qytetetit, kurse kufomat me arkivolet fluturonin në ajër. Kjo dukuri pat ndikuar keq në pikëpamje psikike te popullata vendase. Patë krijuar frikë duke menduar se para tyre qëndron “Gjyqi i tmerrshëm” dhe fundi i kësaj bote.
Në vendin tonë, nga aspekti sizmik, me intenzitet më të lartë dallohen lugina lumit Drin dhe ajo e lumit Vardar. Rajoni i Strugë-Ohrit shtë pjesë përbërëse e asaj të lumit Drin, i cili fillon nga Korça dhe vazhdon deri në Prizren. Në luginat e përmendura kanë ndodhur tërmete të fuqishme, bie fjala në Shkup më 1963, Peshtan më 1964, Dibër më 1967 etj. Vlen të përmendet tërmeti para një shekulli që ka ndodhur në bregun e Liqenit të Ohërit më 1911, me epiendër në afërsi të Lubanishtit Me këtë rast niveli i ujit në liqen ka zbritur për gjysmë metër. Në aktivitetet sizmike të kësaj zone ndikojnë edhe dukuritë postvullkanike në afërsi: Sulfurorja e Koselit-Ohër dhe Banjat në afërsi të Dibrës. Shikuar në përgjithësi, rajoni i Ohër Strugës karakterizohet me dukuri të tërmeteve të dobëta.
Shkallët e fuqisë së tërmetit dhe manifestimi i tyre: IntensitetiShpejtësia në m/sek Paraqitja Shkalla e I
Lëvizje mikrosizmike
0 – 2,5 I regjistrojnë vetëm aparatet si vibracione sizmike shumë të vogla Shkalla e II
Lëvizje shumë të dobëta
2,5 – 5Rgjistrohen vetëm me sizmograf. I ndijnë kafshët dhe personadë të caktuar kur janë në qetësi. Shkalla e III
Dridhje të dobëta
5 – 10I diktojnë vetëm njerëzit e zgjuar edhe atë në qetësi kur nuk janë në lëvizje Shkalla e IV
Dridhje mesatare
10 – 15I diktojnë të gjithë njerëzit e zgjuar nëpër ndërtesa si dhe njerëzit në lëvizje. Luhaten lëndët e varura (abazhuret etj.). Shkalla V
Tërmet i fuqishëm
25 – 50 I dikton e tërë popullata. Lëkunden mobiliet. Dëgjohen këmbanat e vogla. Shkalla VI
Tërmet shumë i fuqishëm
50 – 100Zgjohen njerëzit të cilët kanë qenë në gjumë. Ndalohen orët e murit. Luhaten pemët në natyrë. Shkalla VII
Tërmet veçanërisht i fuqishëm
100 – 250Frikë e përgjithshme. Bien këmbanat e kishave. Paraqiten plasaritje në disa ndërtesa.Trazohet uji në këneta. Krijohen valë në lumenj. Shkalla VIII
Dridhje të dëmshme
250 – 500Shemben shumica e oxhaqeve. Rëzohen përmendore. Në viset e larta malore shkëputen masa të mëdha shkëmbore dhe lëshohen në rrëzë. Shkalla IX
Dridhje shkatërruese
500 – 1000Pjesërisht ose plotësisht shkatërrohen ndërtesa të caktuara. Shtëpitë e tipit europian dëmtohen kryesisht dhe janë të papërshtatshme për banim të mëtejshëm. Shkalla X
Dridhje rrënuese
1000 – 2500 Spërkatin tubat ujëpërçuese dhe gazpërçuese. Nëpër rrugë hapen çarje. Shkalla XI
Dridhje katastrofale
2500-5000Shkatërrohen të gjitha ndërtimet prej guri. Dëmtohen urat më solide. Lakohen urat hekurudhore dhe rrënohen viaduktet. Shkalla XII
Katastrofa të mëdha
5.000 – 10.000Shkatërrohet çdo gjë që është ndërtuar nga dora e njeriut. Ndodhin ndryshime të mëdha topografike. Formohen liqene të rinj dhe lumenj.