Ka ndërruar jetë, Idriz Sela, një nga mësuesit e parë në Strugë.Sela ka ndërruar jetë dje në moshën 87 vjecare në qytetin e Strugës.Idriz Sela pasi mabroi Normalen në Tetovë dhe më pastaj në Shkup, është aktivizuar si mësues në Luboten të Shkupit, për të vazhduar në disa fshatra të Strugës dhe Gostivarit.Ai më vonë për disa vite ka punuar si gazetar për Radio Shkupin dhe si drejtues emisionesh dhe gazetar i rregullt në Radio Strugë, ku dhe u pensionua më vitin 1993.