
Shqipëri, moj hallemadhe!
Rënkojnë malet, rënkon deti,
dridhet toka nga tërmeti,
hallemadhe, moj Shqipëri,
gjëmë pas gjëme, ç’lemeri!
Tmerr në terr, moj nënëloke,
s’pushojnë lëkundjet e kësaj toke,
kujë nënash, zëra të përvajshëm,
ulërima fëmijësh, shpirtra të pafajshëm!
Nga goditjet e forta sizmike,
pamje rrëqethëse, apokaliptike,
mes rrënojash, zemra të shtrëngon,
të ngrin gjaku, shpirti të lëngon!
Tani, së bashku, ç’duhet bërë,
nga ligështia të vajtojmë të tërë?!
Është koha e trimërisë dhe vëllazërisë,
strukturë antisizmike e fisnikërisë!
Me veprim njerëzor, dielli do të shkëlqejë,
hareja mbi të keqen do të ngadhënjejë,
durrsakë buzagazë në dimër e verë,
tok me motra e vëllezër, si përherë.
Nga Xhemi HAJREDINI
27 nëntor 2019
