TA MBYS KETE DASHURI – Poezi nga poeti strugan Prof. Xheladin Muça

TA MBYS KETE DASHURI

Endrrat me diell
do të shkrijnë vesën akull
në këtë mëgjes
të fundprillit të ftohtë!

Do ta mbys këtë dashuri!
por si?
me duar,në ujë
në netët pa hënë!

Mëngjeseve pa ves
kaçakçe do të futem brenda
i mbuluar me çarçafin e vetmisë
e do ta mbys këtë dashuri!

ç’të bëj me këtë dashuri!?
shkëmbë e fortë
e ngjyej me verë e raki
e tymos me nikotin
e mar e derdh në vargje
përsëri do ta mbys këtë dashuri!

këmbëzbathur eci rrugëve qiellore
zvarritem me ty në mendje
drejtë yllit polar
e tetëdhietë e dy vjet ruaj këtë ëndërr!

Do ta mbys këtë dashuri!
barra mi këputi shpatullat
i pushtuar jam keq
vërtet do ta mbys si për dreq!

Do ta varros në guacë në fund të liqenit
do të jepja ç’do gjë që kisha
në boten tjetër i mbuluar
në guacë me ty të isha!

E si ta mbys këtë dashuri!!!