
(Kongresi i Alfabetit 1908)
36 gërmat tona
Janë 36, mos u ngatërro,
i kemi të shenjta, mos harro!
…
Kongresi i Manastirit i filloi punimet më 14 nëntor 1908 dhe vazhdoi deri më 22 nëntor të po atij viti.
Ky Kongres ishte rrjedhojë e të gjitha përpjekjeve të atdhetarëve tanë për lëvrimin e gjuhës dhe të shkrimit shqip, i vetë rritjes së ndërgjegjjes kombëtare të popullit shqiptar. Ai qe një faqe e ndritur e kulturës sonë që i tregoi opinionit vendës dhe atij evropian se çështjet e kulturës ishim në gjendje t`i zgjidhnim vetë, pa pasur nevojën e ndërhyrjes së të tjerëve. Pati të drejtë Çajupi, kur thoshte: “Alfabeti duhet të zgjidhet prej nesh”.
Arritjet e Kongresit të Manastirit zgjuan interesin dhe vëmendjen e diplomatëve të huaj, të akredituar në Gadishullin Ballkanik. Raportet e tyre japin mjaft të dhëna për situatën e krijuar në Manastir, ku mbizotëroi mirëkuptimi në mes të shqiptarëve se cilët ishin elementet që i bashkuan ata.
…

