NGARENDJA PAS JETËS ME STIL!
Jeta nuk është vetëm dhuratë nga Zoti,por jeta është edhe mrekullia e kësaj bote.Në botën e stome ndryshoj stili i jetës.Psikologjia emigruese i ndryshoj standardet tradicionale. Njeriu sot është i përgatitur për të shkuar në një vend tjetër dhe vendin e vet ku ka jetuar ta shoh si ambient të papërshtatshëm që i pamundëson ndryshimet,pa oferta për alternativa të reja,pa motive intelektuale dhe shpirtërore për transformimin e unit.Vendi tjetër shihet si mjedis për ndryshime dramatike të unit. Gjeneratat e reja janë bër më shumë ndjesor se racional.Psikologjin e largimit të hershëm nga familja e shohin vetëm në kënaqsin e unit vetanak.Me veprime racionale individi mund të bëhet misioner në vendin e vet,duke i hapur rrugët e konceptimit të një shoqërie produktive.Te vendet që nuk kanë përvoj nga demokracia liberale synimi është kah pushteti,vendet që e kanë këtë përvoj synojnë
kah ekonomia, ligjet le ti sjellë kush të dojë. Për shkak të iluzionit për lumturi, sot e pagojmë çmimin më të lartë,demoralizimi nga ndjenjat për vendin,duke e pare veten si në “ishullin” e braktisur,ku sistemi social shihet si diçka që ska ngrohtësi, ngjyrë dhe shije.
Stilin e jetës mundemi ta ndërtojmë me komunikimin cilsor..Kur gjërat do të planifikohen në mendjen e shëndoshë dhe më pas në realitet, duke përsëritur se edhe këtu mund ti ndërtojmë “kullat e babillonit”. Duhet të krijohet imazhi se jemi popull i Zoti jo vetem ne vendin e huaj, por edhe ne vendin ku jetojmë.Stilin e jetës e kërkojmë në “mentalitetin e turistit” duke kërkuar kushte ideale për synimet tona,por ato vështir arrihen.Te çdo njeri janë inkorporuar dy njerëz: ai që është, dhe ai që duhet të bëhet. Duhet të bëhet ose duke e ndryshuar stilin e jetës ose duke e jetuar jetën me stil! Në dialogun me vetëveten duhet ta zgjedhim perëndimin ose vendin ku jetojmë!