
Sot me datë 04. 11. 2019 (e hënë), Myftinia e BFI – Strugë në krye me Myftiun Mr. Salim ef. Sulejmani, mbajti mbledhjen e rregullt për aktivitetet e Haxhit 2019 dhe Kurban Bajramin 2019, ku në mënyrë të hollësishme Myftiu Salim ef. Sulejmani i njoftoi anëtarët e Myftinisë për të gjitha rezultatet dhe aktivitetet. Këtë mbledhje e nderoi edhe prezenca e Kryetarit të BFI e RMV, Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, dhe shefit të kabinetit të Reisit, Mr. Muzemil ef. Osmani. Me prezencën e Resit u bë edhe hapja e kabinetit të Rei’s-Ulemasë në myftininë e Strugës. Reisi përshëndeti të pranishmit dhe çmoi lartë punën dhe aktivitetet e muftiut dhe myftinisë si dhe u dëshiroi suksese edhe më të mëdha duke fokusuar me thek të veçantë situatën aktuale në aktivitetet e njëpasnjëshme të BFI e RMV. Të gjithë anëtarët e Myftinisë i elaboruan dhe i diskutuan në detaje të gjitha punët e bëra. nga sektorët e Myftinisë me materiale të shkruara raportuan sekretari h. Mushteba Shehu, Jakub Kazimoski dhe referenti fetaro arsimor Musa Biba. Me këtë edhe u përmbyllën raportet. U jemi mirënjohës xhematit, këshillave të xhamive, imamëve, si dhe të gjitha strukturave tjera organizative në nivel lokal dhe qendror.





