Një ditë, logjika dhe fati, dy miq të ngushtë, udhëtonin në të njëjtën makinë. Pasi kishin përshkuar pothuajse gjysmën e rrugës, u mbaron nafta.
Me shpresë se do të gjejnë ndonjë strehë, ose të paktën do kalojë ndonjë makinë rrugës, u nisën për në këmbë, por pa dobi. As strehë gjetën dhe as makinë nuk u erdhi. Të lodhur e të dërrmuar, qëndruan ta diskutojnë këtë muhabet. Logjika
tha:”Unë do vete të shtrihem rrëzë një peme të fle.”
Kurse fati tha:”Jo, unë do të shtrihem mu në mes të.”
Logjika ia ktheu:”Çfarë thua more?! Je në vete?! A s’ke frikë se të vjen makina e të shtyp?!”
Fati u përgjigj:”Jo, nuk do të flej veçse në mes të rrugës.” Dhe ashtu bëri, vajti u shtri sa gjerë gjatë.
Pas një ore, vjen një kamion i madh, i ngarkuar dhe me shpejtësi të lartë. Kur dalloi një person të shtrirë në mes të rrugës, ishte shumë vonë për të frenuar, prandaj e lakoi makinën dhe vajti u përplas për një peme. Ishte pikërisht pema ku ishte shtrirë logjika duke fjetuar. Sigurisht, logjika ndërroi jetë në çast, ndërkohë që fati jetoi.
E tillë është jeta.
Ndonjëherë fati luan rol të madh në jetën e njerëzve, edhe pse është kundër logjikës.
Ndoshta, vonesa në një udhëtim është më mirë për ty.
Ndoshta, humbja e një vendi pune është në interesin tënd.
Ndoshta të privuarit nga mundësia për të lindur fëmijë është më e hajrit.
Ndoshta, ajo që urren, është në favorin tënd.
Në fund të fundit, Ai – Zoti – di gjithçka, ndërkohë që ti dhe unë, kemi dije të kufizuar.
Prandaj, mos e humb toruan nga ngjarjet e jetës, sepse, në dashtë Zoti, është në favorin tënd.