
Universiteti Ndërkombëtar në Strugë dhe grupi “IUS VISION”, këtë të Enjte ka ndarë çmimin “Lexuesi i Muajit” për muajin Tetor. Ky çmim shkon për studentin/en i cili më së shumti ka tërhequr botime nga Biblioteka e Universitetit dhe në fund i përgjigjet saktë KUIZ-it të përcaktuar nga juria.
Në juri këtë muaj, kanë qënë profesorët: Msc.Senada Lacka, Msc.Dorian Leka dhe Msc.Amarilda Dule, të cilët kanë vlerësuar me titullin “Lexuesi i Muajit” Studenten e vitit të pare të Fakultetit Juridik, Desara Gashi. Studentes fituese i’u dhuruan dy botime të Universitetit, Stema zyrtare e UNS dhe çertifikata “Lexuesi i Muajit”, gjithashtu anëtari i Komisionit Msc.Dorian Leka i dhuroi studentes fituese një seri të botimeve të tij. Gara në kuiz, u zhvillua e ngushtë midis tre studentëve, Klisi Qose, Mevlur Aliu dhe Desara Gashi. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin lexues e të nominuar për çmimin “Lexuesi i Muajit.
Njëkohësisht për muajin Nëntor, hapet thirrja për studentët e UNS, mbi konkursin “Lexuesi i Muajit”!





