
Ashtu siç kishte paralajmëruar më herët zv.drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Izmit Nura, sot në Strugë filloi rikonstruksioni i pishinës së qytetit të Strugës.
Zv.drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Izmit Nura në inaugurimin e punimeve theksoi që projekti që kap vlerë n mbi 30.000.000 milion denarë, mjete këto të siguruara nga Agjencia për Rini dhe Sport.“Është ky një zotim i yni që po bëhet realitet. Dua të njoftoi që së shpejti fillojmë me ndërtimin e pishinave në Tetovë dhe Kërçovë. Bëhen përprekje edhe për fillimin e ndërtimit të pishinave në Gostivar e Kërçovë”, deklaroi Nura.

Kujtomë që pishina që ndodhet në rrethin e shkollës fillore “Vëllezërit Milladinovci” në Strugë ishte një hapësirë ku mblidheshin të varurit nga droga. Nga klubi i notit në këtë qytet vazhdimisht bënin thirrje që të gjendet një zgjidhe e përbashkët në mes autoriteteve lokale dhe qendrore dhe pishina të vihet përsëri në funksion.
Pishina olimpike e Strugës është ndërtuar në vitin 1972, ndërsa puna e saj u ndërpre në vitin 2005.
