RREMUJE – Poezi nga poeti strugan Prof. Xheladin Muça

RR E M U J E

Endemi rrugëve të baltosura
Vetëfshikulluar me kamxhik shpirtin
Trupi i plandosur ra përdhe
Mesi i krahërorit shigjeten mban

Në netet me breshër,mashtrojmë vdekjen
Në këtë skutë të errët,asgjë nuk vezullon
Tmerri mer flakë
Hi u bë jeta,vdiq Feniksi

Parimet varen veten
Në dimenzionin e tretë
S’na trembin përbindëshat e Olimpit
Na tremb se sdo të ketë rrefyes tragjedie

Erë kërme i vjen këtij vendi
Hienat hanë mish të njomë
Burrat hanë thonjtë
Heronjtë han mish të ngordhur

Këtë dhe e këtë vend
Detra e oqeane ,turpin s’ia lajnë dot
Bën rrëmujë,keq bën rrëmujë
Dyzet breza rrëmujë,mot për motë

Kudo rrëmujë në këtë vend!!!