
Karta këndon
Një ditë prej ditësh,
një “student” doktor,
ja “karta kanta” profesor!
Ky “profesor doktor”, një i ri,
plot entuziazëm, plot krenari,
e shikon profesor, edhe unë si ti.
Me nxënës e studentë,
italisht kish ligjëruar,
la carta canta* u kish mësuar,
u kish thënë se letra këndon,
fjalën e merr era dhe fluturon.
Shprehja “carta canta” në italisht,
dhe ato latine veçanërisht
(verba volant scripta manent*),
kanë histori dhe filozofi,
jo kaçkaritje dhe tinëzi.
Një paçavure në dorë dhe egoizmi,
përbaltja e tjetrit dhe servilizmi,
nuk të bëjnë të ditur e profesor,
lypset zotësi o çun, o doktor!
*Carta canta – Karta këndon (gjërat duhet të jenë të dokumentuara)
- Verba volant scripta manent – Fjalet i merr era, e shkruara mbetet.
© Xhemi Hajredini
Strugë, tetor 2019
