NA NDRYSHOJ KOHA OSE KOKA! – Prof. Muhamet Borova nga Struga

NA NDRYSHOJ KOHA OSE KOKA!

Nuk ka dyshim se “zhvillimi shkon përpara me çizma prej shtatë miljash”,sot jetojmë në kohën e internetit super të shpejtë dhe telefonave të mençur.Adoleshentët e kuptojnë vetëm jetën e fb dhe të instagramit.Gjenerata ime gëzoheshte kur kishim festa në të cilat organizoheshin shfaqje, nëpër shkolla, lojë në futbol të vogël etj.Stadiumi ishte mëhalla ku saherë theheshin xhamat e dritareve të komshive dhe sa here i mirnim “mallkimet” e Sanijes dhe Xhevrijes.Të moshuarit me padurim e prisnin festën e një majit për të organizuar piknik në Kalisht ose më larg deri në Ohër.Garim midis veti nuk kishte.Modestia dhe kënaqsia,standardi dhe pasuria ishin në nivelin e njëjtë. Sot për festa askush nuk shkon në vendet e dikurshme për piknik ose shëtitje disa orëshe. Edhe festa ose vikendi prej dy ditësh shfrytëzohet për të dal jashta shtetit, që u bën fenomen I mentalitetit kolektiv.Gjëja e pare me të cilin e prezentojmë nivelin e “civilizimit” post modern është postimi I fotove ne fb.Sistem I demokracis liberale si “ilaç”për “stilin” e jetës na e ofroj modelin e shoqërisë konsumuese. Fenomen është se në njërën anë “vajtojmë” për boshatisjen e qytetit me largimin e popullates, fenomen është se në anën tjetër shumica krenohen me resurset alokative se kanë force ti plotësojnë të gjitha nevojat materiale dhe shpirtërore.Fenomen është se në kohën kur vendi boshatiset çmimet dufishohen, fenomen është se së paku dy here në javë darkojmë në restorantet e qytetit ose jashta shtetit. Fenomen është se çdo veprim e lidhim me hedonizmin (kënaqësinë) dhe utilitarizmin (dobishmërinë). Fenomen është se mundohemi ta kontrollojmë veten, por u robërohemi epsheve.Fenomen është se burrat janë bër emocional si grate,kurse grate janë bër të fuqishme si burrat, fenomen është se me shoqërinë postmoderne menaxhimi do tu takoj grave. Nuk mundem ta kuptoj se kush na ndryshoj koha ose koka?